Vetëm pak ditë më parë një video ku Alban Hoxha puthte një femër në një club bëri xhiron e rrjetit. Madje shumë portale shkruanin se portierti i Partizanit kishte shkuar më tej me femrën në fjalë.
Mesa duket, nisur nga kjo video, Çiljeta ka marrë një vendim në lidhje me marrëdhënien e saj me Hoxhën dhe i ka dhënë fund. Është një detaj që na bën të mendojmë këtë gjë, fakti që këngëtarja e ka hequr Albanin nga Instagrami i saj.
Alban Hoxha nuk rezulton në personat e ndjekur nga Çiljeta
Kujtojmë që edhe para pak javësh u përhapën fjalët për një ndarje mes tyre, por Çili mohoi gjithçka duke publikuar një foto të tyren. Kësaj radhe këngëtarja thjesht ka heshtur!