'Puthjet janë për zonjat', 'Mbreti Shqiptar' ngjitet sonte në ring: Fitorja lartëson emrin tim
Boksieri Florian Marku të cilin ringu e njeh si ‘Mbreti shqiptar’ duhet të mbrojë sonte titullin ndërkombëtar kundër uellsianit Jenkis. Përballë është një kundërshtar që numëron 30 ndeshje në boksin profesionist dhe që e provokoi jo pak shqiptarin në peshimin zyrtar.
Redaksia 2 Prill 2022, 10:47 | Përditesimi: 2 Prill 2022, 22:10
Florian Marku, ‘The Albanian King’ siç njihet në Britani ose ndryshe ‘Mbreti Shqiptar’, do të përballet sonte në boks me uellsianin Kris Jenkis, për të mbrojtur titullin ndërkombëtar në kategorinë “IFB”.
29-vjeçari shqiptar nuk njeh asnjë humbje në karrierë në 11 luftime, ndërsa sfida me uellsianin do ta ndihmojë për të rritur më shumë popullaritetin, pasi Jenkis numëron 30 ndeshje në boksin profesionist, 23 prej të cilave i ka fitore, 8 me KO.
Në stadiumin e Newcastle, në orën 22:00, lufta nuk do të mungojë, pasi në peshimin zyrtar nuk kanë incidentet ishin të pranishme. Për ta provokuar uellsiani tentoi ta puthë Markun, por shqiptari iu kthye egërsisht, duke e kapur prej fyti. Një gjest që u kritikua jo pak, por boksieri më pas tha ‘se puthjet janë për zonjat, jo për mua’.
Sa i përket përballjes në ring Marku tha se ‘është një nga kundërshtarët më të mirë që jam ndeshur. Duhet një fitore e bindshme që emri im të rritet akoma më shumë’.
Në këtë përballje Marku vjen pas ndryshimeve të rëndësishme me ekipin dhe trajnerin.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Florian Marku kundër Chris Jenkins, ndiqeni KËTU live ndeshjen
Boksieri shqiptar, Florian Marku luan sot për të mbrojtur titullin “IBF International” në kategorinë e peshave të lehta. Ndeshja do të zhvillohet në “Utilita Arena” në Newcastle. Marku do të përballet me kampionin britanik Chris Jenkins mes orës 22:00 dhe 22:30 në prani të rreth 3500 spektatorëve, mes të cilëve do të ketë shumë shqiptarë. Ndeshjen mund ta ndiqni duke klikuar KËTU
MIre ja ka bere Floriani garbage-it.
Përgjigju