Putin akuzon Ukrainën për ‘akt terrorizmi’ në Urën e Krimesë

Putin akuzon Ukrainën për ‘akt terrorizmi’ në Urën e Krimesë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën për sulmin në Urën e Krimesë dhe e ka konsideruar atë akt si “terrorizëm”. Putin ka thënë se forcat ukrainase të inteligjencës kanë pasur synim që të shkatërrojnë një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës civile të Rusisë.

Ai i ka bërë këto deklarata në një takim me shefin e Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin. Rusia e ka aneksuar Gadishullin e Krimesë më 2014, ndërsa ura është lëshuar për qarkullim katër vjet më vonë.Më herët gjatë ditës së diel, Rusia ka rritur sigurinë në këtë urë - të vetmen që e lidh me Gadishullin ukrainas të Krimesë - pas shpërthimit të fuqishëm të 8 tetorit në të.

Presidenti Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) që të mbikëqyrë urën lidhëse. Sipas hetuesve rusë, tre persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit si dhe janë dëmtuar rëndë disa segmente rrugore.

Viktimat kanë qenë në një makinë afër kamionit-bombë që ka shpërthyer, kanë thënë autoritetet ruse. Bastrykin ka thënë se qytetarët rusë dhe disa shtete të huaja kanë ndihmuar në përgatitjet për sulm.Zyrtarët rusë kanë thënë po ashtu se kanë nisur menjëherë punimet për të rregulluar segmentet e dëmtuara rrugore.

E konsideruar nga mediat ruse si “ndërtimi i shekullit”, ura është konsideruar kyçe për bartjen e pajisjeve ushtarake, municionit dhe ushtrisë, në jug të Ukrainës, prej shpërthimit të luftës në këtë shtet, në fund të muajit shkurt. Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shpërthimi në Urën e Krimesë, Putin akuzon Ukrainën për 'akt terrorizmi'


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit