MOSKE- Presidenti rus Vladimir Putin aprovon marrëveshjen për ta bërë Krimëvë pjesë të Rusisë. Duke iu drejtuar sesionit parlamentar të Krimesë në Moskë, presidenti Putin tha se “Krime ka qenë dhe do të jetë pjesë e Rusisë”. Duke u ndalur tek mbajtja e referendumit në Krime, Putin tha se ai është bërë konform ligjit ndërkombëtar, dhe është realizuar në mënyrë demokratike.
Presidenti rus Putin i referohet sërish rastit të Kosovës, duke e krahasuar me Krimenë, duke u shprehur se referendumi ishte i ligjshëm. Putin thotë se në rastin e ndarjes së Kosovës nga Serbia, “ndërkombëtarët nuk thanë se po cenohej ligji”, ndërsa shprehet se dhe populli i Krimesë kërkon pavarësinë.
“Ne e kemi si detyrë t’i mbrojmë këta njerëz, nëse nuk do e bënim një gjë të tillë nuk do t`i përgjigjeshim kërkesës për ndihmë. Ndërsa partneret tanë në SHBA dhe Europë thonë se ne cenojmë ligjin. Por unë pyes, cilin ligj po cenojmë? Ne nuk kemi dërguar asnjë ushtar në Ukrainë. Kemi dërguar vetëm ndihma për qytetarët e Krimesë. Në Krime, u bë një Referendum, për t’u ndarë nga Ukraina, dhe nuk ka asnjë gjë të jashtëligjshme. Atëherë edhe në Kosovë nuk ishte e nevojshme që të ndahej Kosova me Serbinë. Por në atë periudhë ndërkombëtarët nuk thanë se po cenohej ligji. Kosova u justifikua, nëse tani Komuniteti ndërkombëtar na kritikon se kemi thyer ligjin por nuk është kështu. Ashtu si shqiptarët në Kosovë kërkonin pavarësinë, edhe qytetarët e Krimesë bënë të njëjtën gjë”, tha Putin.
Ndërkaq, presidenti rus ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së një marrëdhënie të mirë me Ukrainën, duk shprehur interes për partneritetin mes dy vendeve.
PAS SANKSIONEVE TË SHBA E BE NDAJ RUSISË, PUTIN PËRGJIGJET ME “LISTËN E ZEZË”
Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikë dhe Bashkimi Europian, sanksionuan Rusinë, pas Referendumit në Krime, presidenti rus Vladimir Putin kundërpërgjigjet me një listë të zezë kundër Washingtonit. Me anë të kësaj liste, Rusia përgatitet të penalizojë një sërë senatorësh amerikanë dhe funksionarë të administratës së Obamës.
Sipas CNN-it, Putin mendon t’i vendosë këto sanksione, duke filluar nga dita e sotme dhe sipas”'Daily Beast”, në këtë listë të presidentit rus, është edhe senatori amerikan Dick Durbin që ka marrë pjesë në përpilimin e tekstit të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë.
Gjithashtu, presidenti rus Vladimir Putin, ka informuar zyrtarisht parlamentin dhe qeverinë ruse, për kërkesën e Krimesë, për t`u integruar në Rusi.
Nga Kremlini, bëhet e ditur se ky është hapi i parë legjislativ, për të pranuar gadishullin e Kirmesë në Federatën ruse.
Kjo gjë u bë e ditur pak orë përpara fjalimit që Putin do të mbajë gjatë ditës së martë, në lidhje me Krimenë, përpara Parlamentit rus.
Ndërkohë që mediat ndërkombëtare raportojnë se asistenca ekonomike ruse ndaj Krimesë, në rast të integrimit të saj në Federatën Ruse, shkon në 3 miliardë dollarë në vit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com