Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi ditën e sotme bisedën e dytë telefonike brenda një jave me homologun e tij iranian Masud Pezeshkian.

Sipas mediave të huaja, Kremlini njoftoi se gjatë bisedës telefonike Putin përsëriti thirrjen e tij për një ç’tensionim të shpejtë të situatës së konfliktit në Gjirin Persik.

Kujtojmë se ditën e djeshme Putin zhvilloi një bisedë telefonike edhe me Presidentin amerikan Donald Trump, për të diskutuar mbi situatën e luftës në Iran.


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA: Sot do të bëhet sulmi më intensiv ndaj Iranit! Britania, Italia dhe Gjermania po punojnë për të mbrojtur anijet në Hormuz! Teherani kërcënon Trump