Putin: Bota po përjeton ndryshimin e rendit botëror, një proces i pandalshëm

Putin: Bota po përjeton ndryshimin e rendit botëror, një proces i pandalshëm

Vladimir Putin

"Marrëdhëniet ndërkombëtare kanë hyrë në një epokë ndryshimesh thelbësore. Një rend i ri po formohet në botë, duke reflektuar diversitetin e planetit dhe këto procese nuk mund të ndalen".

Deklarata u bë nga presidenti rus, Vladimir Putin, në forumin ndërkombëtar “Marrëdhëniet mes kohërave dhe qytetërimeve” në Turkmenistan.

Udhëheqësi i Kremlinit shtoi se Moska "mbështet diskutimin më të gjerë të mundshëm ndërkombëtar mbi parametrat e ndërveprimit në botën shumëpolare në zhvillim dhe është e hapur për të diskutuar çështje që lidhen me ndërtimin e një rendi të ri botëror me të gjithë miqtë tanë, partnerët dhe njerëzit që ata mendojnë njësoj".

Në Turkmenistan, Putin u takua edhe me presidentin iranian Massud Pezeshkian.

“Rusia dhe Irani punojnë së bashku në mënyrë aktive në skenën ndërkombëtare dhe vlerësimet e tyre të ngjarjeve aktuale në botë shpesh janë shumë të ngjashme”, tha Putin, duke iu referuar situatës në Lindjen e Mesme.

Sa i përket luftës në Ukrainë, Moska ka zhvendosur rreth 50,000 ushtarë nga sektorë të tjerë të frontit në rajonin rus Kursk, ku ushtria ukrainase ka depërtuar prej disa kohësh.

Ukraina nisi inkursionin në Kursk në fillim të gushtit, duke pretenduar se kishte kapur deri në 1300 kilometra katrorë dhe 100 vendbanime ruse.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

U hodh për konsultim publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

U hodh për konsultim publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro