/ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin dekretoi një ligj që thotë se zgjedhjet legjislative në Rusi të zhvillohen më herët nga sa zhvilloheshin zakonisht, nga muaji dhjetor për në shtator 2016, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit.
"Organizuar tradicionalisht të dielën e parë të dhjetorit, këto zgjedhje që janë zhvilluar në Rusi çdo pesë vjet do të zhvillohen në vitin 2016 të dielën e tretë të muajit shtator, më 18 shtator", sipas një komunikate të shërbimit të shtypit.
Ligji u miratua më 3 korrik nga deputetët e DUMA-s (Dhoma e Ulët) dhe më 8 korrik nga senatorët e Këshillit të Federatës.