Putin dhe Giuseppe Conte bien dakord: Sanksionet kundër Rusisë, një dëm për të gjithë (Video)

Në vetëm 12 orë vizitë në Itali, Presidenti rus Vladimir Putin pas takimit në Quirinale me presidentin e Republikës italiane Sergio Mattarella, u takua në pasdite në Palazzo Chigi me Kryeministrin Giuseppe Conte.

Presidenti rus dhe Kryeministri Italian gjatë bisedës ranë dakord se sanksionet kundër Moskës duhet të tejkalohen, veçanërisht në një kohë kaq shumë "delikate për ekonominë globale".

Kryeministrin Conte tha se Rusia duhet të bëjë pjesën e saj në "rivendosjen e klimës së besimit me Evropën".

Veç sanksioneve, tema të tjera të trajtuara gjatë takimit ishin Ukraina dhe Libia, për të cilat dy bashkëbiseduesit ndanë shqetësime të njëjta.

Për Kryeministrit Italian, “Zgjedhja e presidentit të ri ukrainas Volodimir Zelensky, hap një dritare të re mundësish për të tejkaluar krizën ukrainase”.

Në lidhje me pozicionin rus ndaj Italisë, Putin tha se “ne nuk kemi asnjë pretendim përsa u përket miqve tanë italianë, por shpresojmë që heqja e sanksioneve do të çojë përpara marrëdhëniet diplomatike me Rusinë”.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja