Presidenti rus, Vladimir Putin, do t’i adresohet mbledhjes së vendeve të G20 me një videomesazh, gjatë ditës së sotme (22 Nëntor).
Putin do të përdorë fjalimin për të paraqitur shqetësimin e Rusisë për një “situatë botërore thellësisht të paqëndrueshme”.
Kjo do të shënojë të parën ngjarje që nga nisja e pushtimit të Ukrainës që do të përfshijë Putinin dhe udhëheqësit perëndimorë, ndaj pritet me kuriozitet sesi liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë do të reagojnë përkundrejt fjalës së Putin.
Do të jetë kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ai që do të kryesojë samitin virtual