Putin drejtuar Erdoganit: Rifillimi i marrëveshjes së grurit do konsiderohet vetëm pas hetimit për sulmin me dron në Krime

Putin drejtuar Erdoganit: Rifillimi i marrëveshjes së grurit do konsiderohet vetëm pas hetimit për sulmin me dron në Krime

1667326509_PutindheErdogan.PNG

Presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një telefonate se çdo rifillim i marrëveshjes së grurit mund të konsiderohet vetëm pas një hetimi për sulmin me dron në Sevastopol, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, një rifillim i marrëveshjes mund të konsiderohet vetëm pas “një hetimi të detajuar të rrethanave të këtij incidenti, si dhe pas marrjes nga Kievi garanci reale për respektimin e rreptë të marrëveshjeve të Stambollit, në veçanti, për mospërdorimin të korridorit humanitar për qëllime ushtarake”.

Të dy udhëheqësit biseduan përmes një telefonate të martën pas vendimit të Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e eksportit të grurit të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara me Ukrainën gjatë fundjavës, pas akuzave për sulme me dronë në qytetin e Krimesë, Sevastopol. Ukraina nuk ka komentuar mbi sulmet me dron kundër Sevastopolit.

Të shtunën, një zyrtar i lartë ukrainas akuzoi Rusinë për shpikjen e “sulmeve terroriste fiktive” në objektet e veta dhe fajësoi Moskën për “shantazh” në pezullimin e marrëveshjes së grurit. Sipas presidencës turke, Erdogan i tha Putinit se ishte i sigurt se "bashkëpunimi i orientuar drejt zgjidhjes" mund të krijohej në lidhje me marrëveshjen e grurit.

"Ankaraja do të vazhdojë të marrë iniciativat e nevojshme me të gjitha palët për zgjidhjen e problemeve në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Stambollit për dërgesën e grurit. Duke shprehur besimin e tij se do të vendosin bashkëpunim të orientuar drejt zgjidhjes për këtë çështje, presidenti Erdogan tha se nëse e zgjidhin krizën e grurit me një qasje konstruktive, do të kenë gjithashtu hapa inkurajues për kthimin në negociata", shkroi presidenca turke në një postim në Twitter.  


Lajmi kryesor:

Putin: Sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase janë vetëm një pjesë e asaj që ne mund të bëjmë! Fillon inspektimi i IAEA mbi akuzat për 'bombë të pista'


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit