Putin: Sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase janë vetëm një pjesë e asaj që ne mund të bëjmë! Fillon inspektimi i IAEA mbi akuzat për 'bombë të pista'

Putin: Sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase janë vetëm një pjesë e asaj që ne mund të bëjmë! Fillon inspektimi i IAEA mbi akuzat për 'bombë të pista'

Presidenti rus Vladimir Putin

Inspektorët e Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), të OKB-së kanë filluar inspektimin në dy vende të Ukrainës, pas akuzave që presidenti Bladimri Putin ngriti se ushtria ukrainase po përdor ‘bombë të pisët’.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi, tha se rezultatet e para të këtij verifikimi do të publikohen në fund të javës.

Nga ana tjetër, Presidenti rus Vladimir Putin në një deklaratë për shtyp ka kërcënuar duke thënë se sulmi ndaj infrastrukturës ukrainase, si edhe pezullimi i marrëveshjes për eksportin e grurit janë hakmarrja e Moskës për sulmet e Kivit kundër bazës detare të Sevastopolit, në Krime. Por Putin, tha se këto sulme janë vetëm një pjesë e asaj se çfarë mund të bëjë Rusia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:58
Putin ka kancer të Parkinsonit dhe pankreasit, pohojnë dokumentat e zbuluara të spiunazhit të Kremlinit

 

Sipas dokumentave të zbuluara të spiunazhit të Kremlinit, konfirmojnë se presidenti rus Vladimir Putin vuan nga kanceri i Parkinsonit dhe i pankreasit, raporton tabloidi britanik The Sun.

Thashethemet për shëndetin e dobët të 70-vjeçarit qarkullojnë prej muajsh që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, pasi ai është shfaqur vazhdimisht duke u dridhur dhe duke u shfaqur i paqëndrueshëm në publik dhe besohet se ai ndiqet nga një ekip mjekësh që e monitorojnë vazhdimisht.

Sipas kanalit Telegram General SVR i cili ka pretenduar prej kohësh se Putin vuan nga kanceri, ka deklaruar së fundmi se ai ka humbur 18 kilogramë në muajt e fundit.

Javën e kaluar u raportua se të afërmit e tij janë të shqetësuar për kollitjet, të përzierat e vazhdueshme dhe mungesën e oreksit, pasi dyshohet se ai iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor, pasi kjo gjë po bëhet e dukshme dhe do të shihet nga elitat në Rusi si një 'shenjë e përkeqësimit të shpejtë të shëndetit të liderit'.

Një burim i brendshëm i shërbimeve ruse të sigurisë konfirmoi se Putin është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit dhe se presidenti është i mbushur rregullisht me të gjitha llojet e steroideve të rënda dhe injeksione novatore kundër dhimbjeve për të ndaluar përhapjen e kancerit. Ai shtoi se ky fakt do të fshihet dhe mohohet në çdo mënyrë të mundshme nga Kremlini.

“Mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon. Ky fakt do të mohohet në çdo mënyrë dhe do të fshihet. Putini është i mbushur rregullisht me të gjitha llojet e steroideve të rënda dhe injeksione novatore kundër dhimbjeve për të ndaluar përhapjen e kancerit të pankreasit me të cilin u diagnostikua kohët e fundit”, pohoi burimi i brendshëm i shërbimeve ruse të sigurisë.

Ora 19:35
Aleati i ngushtë i Putinit vlerëson Zelenskyn si lider të fortë

1667328098_Yevgeny.PNG

Një aleat i ngushtë i Vladimir Putin dhe themeluesi i grupit ushtarak privat Wagner, Yevgeny Prigozhin, e ka vlerësuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si një udhëheqës të fortë dhe të sigurt që nuk duhet nënvlerësuar.

Komentet e Yevgeny Prigozhin nënvizuan profilin e tij publik në rritje dhe kundërshtimin e linjës standarde të Moskës.

"Megjithëse ai është presidenti i një vendi armiqësor ndaj Rusisë për momentin, Zelensky është një djalë i fortë, i sigurt, pragmatik dhe i mirë. Mos e nënvlerësoni atë", tha Prigozhin në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale.

Analistja politike ruse Tatiana Stanovaya tha se ishte interesante që Prigozhin po shprehte një pikëpamje shumë të largët nga ajo e Putinit që të tjerët në elitën qeverisëse mund të mos guxonin ta shprehnin. Prigozhin ka bërë një sërë ndërhyrjesh të hapura javët e fundit, duke u bashkuar me liderin çeçen Ramzan Kadyrov në talljen e performancës së gjeneralëve rusë në Ukrainë.

Muajin e kaluar ai konfirmoi publikisht për herë të parë se ishte themeluesi i Wagner, një grup ushtarak privat që ai ka vendosur për të luftuar në Siri, Afrikë dhe Ukrainë. SHBA dhe BE e kanë sanksionuar Prigozhin për rolin e tij në grup.

Analistja Stanovaya tha se aleati i ngushtë i Putinit, Yevgeny Prigozhin nuk po kërkonte një rol zyrtar pushteti. 

"Unë mendoj se për të është më shumë si një 'projekt biznesi' që duhet t'i 'shitet' Putinit për t'u lidhur më afër me Kremlinin", tha analistja.

Ora 19:12
Putin drejtuar Erdoganit: Rifillimi i marrëveshjes së grurit do konsiderohet vetëm pas hetimit për sulmin me dron në Krime

1667326509_PutindheErdogan.PNG

Presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një telefonate se çdo rifillim i marrëveshjes së grurit mund të konsiderohet vetëm pas një hetimi për sulmin me dron në Sevastopol, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, një rifillim i marrëveshjes mund të konsiderohet vetëm pas “një hetimi të detajuar të rrethanave të këtij incidenti, si dhe pas marrjes nga Kievi garanci reale për respektimin e rreptë të marrëveshjeve të Stambollit, në veçanti, për mospërdorimin të korridorit humanitar për qëllime ushtarake”.

Të dy udhëheqësit biseduan përmes një telefonate të martën pas vendimit të Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e eksportit të grurit të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara me Ukrainën gjatë fundjavës, pas akuzave për sulme me dronë në qytetin e Krimesë, Sevastopol. Ukraina nuk ka komentuar mbi sulmet me dron kundër Sevastopolit.

Të shtunën, një zyrtar i lartë ukrainas akuzoi Rusinë për shpikjen e “sulmeve terroriste fiktive” në objektet e veta dhe fajësoi Moskën për “shantazh” në pezullimin e marrëveshjes së grurit. Sipas presidencës turke, Erdogan i tha Putinit se ishte i sigurt se "bashkëpunimi i orientuar drejt zgjidhjes" mund të krijohej në lidhje me marrëveshjen e grurit.

"Ankaraja do të vazhdojë të marrë iniciativat e nevojshme me të gjitha palët për zgjidhjen e problemeve në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Stambollit për dërgesën e grurit. Duke shprehur besimin e tij se do të vendosin bashkëpunim të orientuar drejt zgjidhjes për këtë çështje, presidenti Erdogan tha se nëse e zgjidhin krizën e grurit me një qasje konstruktive, do të kenë gjithashtu hapa inkurajues për kthimin në negociata", shkroi presidenca turke në një postim në Twitter.  

Ora 18:52
Miliardieri rus Oleg Tinkov heq dorë nga shtetësia ruse për shkak të luftës

1667325338_OlegTinkov.PNG

Një miliarder rus, Oleg Tinkov, 54-vjeç, ka hequr dorë nga shtetësia ruse për shkak të luftës nëntë-mujore të Rusisë në Ukrainë. Ai ka themeluar bankën online, Tinkoff, një prej ofrueseve më të mëdha të kredive dhe aktualisht kjo bankë ka mbi 20 milionë konsumatorë.

Oleg Tinkov tha se nuk dëshironte të lidhej me “fashizmin” ose me njerëz që bashkëpunojnë me “vrasësit” në një postim në Instagram duke i’u referuar presidentit rus, Vladimir Putin. Përmes një postimi në Instagram, ai ka shkruar:

“Nuk mund të jem i lidhur me një shtet fashist që ka nisur luftë kundër fqinjit paqësor”.

Tinkov shtoi se ishte "turp" për të që të vazhdojë të mbajë pasaportën ruse. Ai ka gjithashtu shtetësi qipriote. Ai tha se donte që rusë të tjerë të shquar të ndiqnin shembullin e tij.

"Shpresoj se më shumë biznesmenë të shquar rusë do të më ndjekin, kështu që dobëson regjimin e Putinit dhe ekonominë e tij dhe e vë atë përfundimisht në humbje", tha 54-vjeçari.

Z. Tinkov ndau një imazh të një certifikate që konfirmon "mbarimin" e shtetësisë së tij ruse, sipas një burimi të pavarur rus të lajmeve Sota Vision.

Miliardieri rus shtoi: "Unë e urrej Rusinë e Putinit, por i dua të gjithë rusët, të cilët janë qartësisht kundër kësaj lufte të çmendur".

Ora 17:58
Blinken do vizitojë Gjermaninë për takimin e G-7, diskutim për krizën e energjisë dhe ushqimit të shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë

1667322203_AntonyBlinken.PNG

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të udhëtojë në Munster, Gjermani këtë javë për takimin e Ministrave të Jashtëm të G-7 dhe Forumin Amerikano-Gjerman të së Ardhmes.

“Ministrat e G7 do të diskutojnë një sërë sfidash të ngutshme globale, duke përfshirë mbështetjen e qëndrueshme të G7 për një Ukrainë demokratike, sovrane dhe të begatë, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe demokratike në Afrikë dhe Indo-Paqësorin, trajtimin e krizës klimatike, shëndetin global. sigurinë, dhe krizat e ushqimit dhe energjisë të shkaktuara nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës”, deklaroi Departamenti i Shtetit.

Blinken do të takohet gjithashtu me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Ora 17:41
Irani planifikon të dërgojë më shumë se 200 dronë luftarakë në Rusi

1667321093_Dron.PNG

Irani po planifikon të dërgojë më shumë se 200 dronë luftarakë në Rusi, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

“Në fillim të nëntorit, një grup prej mbi 200 drone luftarake Shahed-136, Mohajer-6 dhe Arash-2 është planifikuar të dërgohet nga Irani në Federatën Ruse”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të qeverisë.

Ai tha se avioni pa pilot do të dorëzohej mbi Detin Kaspik në portin e Astrakhan. Dronët do të mbërrinin të pamontuar dhe do të vendoseshin së bashku në territorin rus dhe do të pikturoheshin me shenja ruse, tha ministria.

“Që nga 13 shtatori, kur pushtuesit përdorën për herë të parë drone kamikaze iraniane kundër Ukrainës, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë rrëzuar më shumë se 300 UAV të tillë”, thuhet në deklaratë.

Irani ka mohuar vazhdimisht dërgimin e armëve për t'u përdorur kundër Ukrainës.

Ora 17:34
Zelensky: Rusia ka dëmtuar rreth 40% të infrastrukturës energjetike të Ukrainës

1666849792_gefsdfg.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot me komisionerin e Bashkimit Evropian, Kadri Simson, për çështjet e energjisë, ku diskutuan se si Ukraina u detyrua të ndalonte eksportin e energjisë elektrike në Evropë “për shkak të goditjeve të raketave dhe dronëve kamikaze nga rusët”.

“Jam i sigurt se do të rivendosim gjithçka kur situata të jetë më e qetë, kur situata në sistemin tonë energjetik do të stabilizohet, ne do të vazhdojmë të eksportojmë energji elektrike në Evropë”, tha Zelensky.

Zelensky i tha Simson se forcat ruse kanë dëmtuar rreth 40% të infrastrukturës energjetike të Ukrainës, veçanërisht termocentralet, termocentralet dhe hidrocentralet.

Ora 17:05
Diplomatja e lartë amerikane për çështjet evropiane do vizitojë Ukrainën

1667318833_KarenDonfried.PNG

Diplomatja e lartë amerikane për çështjet evropiane, Karen Donfried, do vizitojë Ukrainën këtë javë, njoftoi të martën Departamenti i Shtetit. 

Fokusi i udhëtimit të Ndihmës Sekretares për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried “është të nënvizojë mbështetjen e palëkundur dhe të qëndrueshme të SHBA-së për Ukrainën, teksa ajo mbron lirinë dhe integritetin e saj territorial nga lufta brutale e Rusisë”, tha departamenti në një deklaratë. 

Udhëtimi i saj vjen mes një rritjeje të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës kritike në Ukrainë dhe një javë para zgjedhjeve afatmesme në SHBA. 

“Atje Donfried do të takohet me anëtarë të administratës presidenciale të Ukrainës, zyrtarë të ministrisë së jashtme dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të Presidentit Zelensky për të diskutuar përpjekjet tona të vazhdueshme për të ofruar ndihmë për sigurinë dhe mbështetje energjetike dhe për të ndihmuar përpjekjet për reformën dhe rindërtimin e Ukrainës. Përveç kësaj, ajo do të dëgjojë nga udhëheqësit e shoqërisë civile të Ukrainës se si ne dhe partnerët tanë mund të vazhdojmë të ndihmojmë popullin ukrainas të arrijë aspiratat e tij dhe të zhbllokojë potencialin e vendit të tyre”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Donfried do të takohet gjithashtu me anëtarët e ambasadës së SHBA në Kiev, sipas deklaratës.

Ora 16:13
Macron: Franca do ndihmojë Ukrainën të riparojë dhe rivendosë infrastrukturën energjetike

1667315805_Macron.PNG

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të martën se Franca do ta ndihmonte Ukrainën që të riparojë dhe rivendosë infrastrukturën e saj energjetike.

Macron tha se ra dakord me Zelensky për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare në Paris më 13 dhjetor për të mbështetur civilët e Ukrainës gjatë periudhës së dimrit.

Të dy presidentët ranë dakord gjithashtu të organizojnë një konferencë dypalëshe më 12 dhjetor për të mbledhur mbështetjen nga kompanitë franceze.

Macron dhe Zelensky diskutuan gjithashtu vendimin e Rusisë për t'u tërhequr nga një marrëveshje që garantonte kalim të sigurt për anijet që transportonin eksporte jetike të grurit. Ata folën edhe për situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia. 

Zelensky postoi një shkrim në Twitter duke deklaruar se ai kishte biseduar me Macron të martën duke e quajtur bisedën e tyre “jashtëzakonisht të rëndësishme dhe produktive”.

Ora 15:59
Rusia gjobit Wikipedia-n me 32,600 dollarë për lajmet që lidhen me luftën në Ukrainë

1667314976_Rusi.PNG

Një gjykatë ruse ka gjobitur sot pronarin e Wikipedia, Fondacioni Wikimedia, me 32,600 dollarë për artikuj që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë.

Kreu i Fondacionit në Rusi, Stanislav Kozlovsky, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se kjo gjobë u vendos sepse nuk fshiu disa lajme. Moska më herët kishte kërkuar që ato të mos shfaqen më në Wikipedia.

Gjithashtu, Stanislav Kozlovsky tha se Fondacioni do të apelojë vendimin.

“Ne kemi ende një pozicion mjaft të fortë ligjor proçedural, ndaj kemi arsye të besojmë se do të kemi sukses që të anulojmë si këtë gjobë ashtu edhe ato të dhëna në prill”, tha ai.

Dy artikujt, në rusisht, u titulluan "Rezistenca jo e dhunshme e popullsisë civile të Ukrainës gjatë pushtimit të Rusisë" dhe "Vlerësimet e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022".

Kozlovsky tha se ekziston rreziku që numri i rasteve kundër Fondacionit Wikimedia të rritet dhe ka shumë artikuj në Wikipedia në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës dhe vetëm tre çështje gjyqësore deri më tani. 

Rusia e përshkruan luftën e saj në Ukrainë si një "operacion special ushtarak". 

Ora 15:29
Kremlini thotë se nuk do të nxjerrë një dekret që i jep fund mobilizimit rus

1667313071_Mobilizimirus.PNG

Rusia nuk ka nevojë për një dekret presidencial për të zyrtarizuar përfundimin e një mobilizimi të pjesshëm të rezervistëve për të luftuar në Ukrainë dhe asnjë nuk do të lëshohet, tha Kremlini të martën.

Presidenti rus Vladimir Putin shpalli thirrjen e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore më 21 shtator, pas një sërë humbjesh ushtarake. Njoftimi shkaktoi largimin e qindra mijëra personave që u nisën drejt vendeve duke përfshirë Gjeorgjinë, Armeninë dhe Kazakistanin, ndërsa më shumë se 2 mijë njerëz u arrestuan në protestat kundër mobilizimit.

Rusia deklaroi se kishte rekrutuar 300 mijë rezervistë që i nevojiteshin në pak më shumë se një muaj dhe se nuk kërkohej më shumë, por refuzimi i Kremlinit për të nxjerrë një dekret zyrtar që i jep fund rekrutimit mund të rrisë shqetësimin mes rusëve se mobilizimet mund të rifillojnë.

Putin deklaroi të hënën se do të konsultohej me ekspertë ligjorë për të parë nëse një urdhër i ri presidencial ishte i nevojshëm.

"Nuk nevojitet një dekret. Departamenti ligjor i administratës presidenciale ka arritur në përfundimin e tij ... mobilizimi i pjesshëm ka përfunduar. Telegramet përkatëse u dërguan nga Ministria e Mbrojtjes në zyrat e regjistrimit ushtarak për t'i dhënë fund dërgimit të draft dokumenteve”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Pjesa e dekretit të mobilizimit të Putinit që përshkruan se sa do të thirreshin u klasifikua dhe nuk u bë kurrë publike, duke shtuar frikën se fushata e regjistrimit mund të rifillonte. Por Peskov tha se kjo ishte e pavërtetë.

"Përfshihej në dekret një numër i caktuar deri në 300 mijë njerëz. Prandaj, ky dekret është ekzekutuar”, tha Peskov.

I pyetur nëse dekreti fillestar ka mbetur në fuqi, ai tha: “Jo”.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se 87 mijë nga 300 mijë, ushtarët e mobilizuar ishin vendosur tashmë në zonën e konfliktit.

Ora 15:16
Rusia: Po shqyrtojmë 'hapa të mëtejshëm' kundër Britanisë për 'sulmin terrorist' në Nord Stream


Rusia po shqyrton se çfarë "hapash të mëtejshëm" të ndërmarrë kundër Britanisë pasi pretendon se Britania e Madhe ishte përgjegjëse për një sulm në tubacionet e gazit nënujor Nord Stream.

"Shërbimet tona të inteligjencës kanë të dhëna që tregojnë se specialistë ushtarakë britanikë drejtonin dhe koordinonin sulmin," tha të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. 

"Ka prova që Britania është e përfshirë në sabotim, në një sulm terrorist në infrastrukturën jetike të energjisë, jo vetëm ruse, por ndërkombëtare.", thuhej po ashtu në njoftim.

Ministria ruse e mbrojtjes tha të shtunën se personeli i Marinës Mbretërore kishte hedhur në erë tubacionet e gazit Nord Stream në shtator, një pohim që Londra tha se ishte i rremë dhe i krijuar për të shkëputur vëmendjen nga dështimet ushtarake ruse në Ukrainë.

Ora 11:04
Tre anije të ngarkuara me grurë nisen nga portet e Ukrainës

Tre anije të ngarkuara me grurë u larguan nga anët e Ukrainës. Kjo është bërë e ditur nga qendra e koordinimit që mbikëqyr zbatimin e marrëveshjes për eksportin e drithërave nga Ukraina, mirëkuptim nga i cili u tërhoq Rusia.

“Lëvizja e këtyre anijeve është rënë dakord nga delegacionet ukrainase, turke dhe të OKB-së dhe delegacioni rus është informuar”, tha qendra koordinuese.

Ora 10:58
Kievi: 5 civilë të vrarë në sulmet e djeshme ruse

1667296846_AFP32MJ4J3001kPwCU33801099148583t4B656x492CorriereWebSezioni.jpg

Pesë civilë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën gjatë sulmeve të djeshme ruse në Ukrainë: nënkryetari i zyrës së Presidentit, Kyrylo Tymoshenko.

Timoshenko saktësoi se katër viktima u raportuan në rajonin e Donetskut (përveç një personi të vrarë më parë), së bashku me tre të plagosur dhe një në rajonin e Mykolaiv, si dhe pesë të plagosur. Përveç kësaj, një person u plagos në rajonin e Kharkiv.

Ora 10:19
Lufta/ Rikthehet furnizimi me energji elektrike dhe ujë në të gjithë Kievin

Furnizimet me ujë dhe energji elektrike u "rikthyen plotësisht" në të gjithë Kievin si pasojë e sulmeve ruse që shkaktuan ndërprerje të mëdha të furnizimit. Kjo u bë e ditur në Telegram nga kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Vitaliy Klitschko.

Dje 80% e familjeve të Kievit mbetën pa ujë dhe 350,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Ora 07:53
Lufta/ Një reaktor në Zaporizhzhia është pa energji

Shpërthimi i një miniere ndërpreu lidhjen kryesore të energjisë me një nga reaktorët e centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia. Kështu bëhet e ditur në një deklaratë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Ky është “incidenti i fundit që nënvizon situatën e brishtë të sigurisë bërthamore dhe të sigurisë së uzinës gjatë konfliktit aktual ushtarak”, shpjegon drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Mariano Grossi.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e 30 tetorit jashtë rrethimit rrethues të termocentralit, duke shkëputur linjën e jashtme të energjisë 750 kilovolt ndërmjet centralit të centralit dhe transformatorit kryesor elektrik të njësisë së reaktorit 4.

Ora 07:51
Putin: Sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase është vetëm një pjesë e asaj që ne mund të bëjmë

Bastisjet ruse kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe ngrirja e marrëveshjes së grurit janë përgjigja e "sulmeve terroriste" në Kiev kundër bazës detare të Sevastopolit, në Krime, tha presidenti rus, Vladimir Putin në një konferencë për shtyp.

"Pjesërisht janë, por nuk janë gjithçka që ne mund të bëjmë," tha kreu i Kremlinit në mënyrë ogurzezë.

Burime në Kiev raportuan se digat e hidrocentraleve u goditën nga bombardimet, duke rezultuar në ndërprerje të energjisë në shumë zona të vendit. Guvernatori i Kharkiv, Oleh Synehubov raportoi se 140,000 njerëz mbetën pa energji elektrike në rajonin e tij.

SI.E./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Isa: 02/11/2022 07:58

    Putin esht si kokrra e molle,jane mashtrime ato qe thuhen se eshte i sëmuret,vdekje sa ma pare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat