Presidenti rus, Vlaidmir Putin, u shpreh se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Rusisë janë “ngrirë”. 

Ai tha se kjo gjë nuk i sjell dobi asnjërit prej vendeve, por është Gjermania ajo që vuan më shumë, raporton Tass.

“Gjendja aktuale e ‘ngrirë’ e marrëdhënieve me Rusinë, dhe jo me iniciativën tonë, dua të theksoj këtë, nuk është e dobishme, nuk është e dobishme as për ne dhe as për ju. Por para së gjithash, për mendimin tim, për Gjermaninë", tha Putin.