Putin i jep shtetësinë ruse ish-kontraktorit të NSA, Edward Snowden

Putin i jep shtetësinë ruse ish-kontraktorit të NSA, Edward Snowden

Edward Snowden

Edward Snowden ka marrë nënshtetësinë ruse. Këtë e pretendon agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar një dekret të lëshuar sot nga Putin. 

“Edward Joseph Snowden , i lindur më 21 qershor 1983 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, renditet në listën e atyre që kanë marrë nënshtetësinë ruse”, shkruan Tass.

Për SHBA-në, dhënia e nënshtetësisë ruse për ish-analistin e NSA-së, Edëard Snoëden "nuk ndryshon asgjë", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, duke siguruar se drejtësia amerikane do të vazhdojë ta ndjekë penalisht atë për shpërndarjen e informacionit të klasifikuar.

Snoëden është në kërkim në SHBA. Në vitin 2013, Snoëden u largua nga Hong Kongu drejt Moskës, ku edhe jeton në fshehtësi. Në vitin 2020 atij ju dha rezidencë e përhershme në Rusi. Nga sot ai është shtetas rus me dekret të presidentit.

Shpesh herë është diskutuar mundësia e faljes së tij nga presidenti Donald Trump, por diçka e tillë nuk ndodhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë