Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është pjesë e listës së kandidatëve për çmimin Nobel të Paqes për 2014, pavarësisht se konflikti në Ukrainë vazhdon.

Emri i presidentit rus u përfshi në listë për çmimin prestigjoz Nobel, në tetor nga një grup interesi, për ndikimin e tij në parandalimin e sulmit ajror të SHBA-së në Siri. Ndërmjet të gjithë kandidatëve, Putin shihej si një fitues potencial.

Instituti norvegjez i Nobelit, ka shpallur listën me 278 kandidatë për Nobelin e Paqes së 2014. Nga të nominuarit, 47 janë organizata.

Pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë, zbarkimit të trupave ruse në Krime dhe tensionit të lartë ndërmjet marredhenieve të Rusisë dhe SHBA-së, marrja e këtij çmimi nga Putin është e vështirë, deklaron drejtori i Institutit të Paqes në Oslo, Kristian Berg Harpviken.

Të nominohesh për çmimin Nobel, është e thjeshtë, pasi mijëra njerëz në gjithë botën mund të sygjerojnë kandidatë.

Fillimisht i dhënë në 1901, çmimi përfshin 1.24 milion $ cash. Fituesi shpallet të premten e dytë të tetorit dhe ndarja e çmimeve bëhet në 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobel.

Vitin e kaluar çmimin Nobel për Paqen e mori Organizata për Ndalimin e Armëve Kimive (OPCW) për rolin e saj në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Redaksia online
(os/shqiptarja.com)