Putin kërkon bashkëpunim ndërkombëtar pas sulmeve në Bamako

/ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin, shprehu sot ngushëllimet e tij pas sulmit çnjerëzor që ndodhi në hotelin ndërkombëtar në Bamako, ku humbën jetën të paktën 21 persona mes të cilëve edhe rusë dhe kërkoi një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar.
Në një mesazh që i drejtohet presidentit mailian, Boubakar Keita, Vladimir Putin thekson se "krimi çnjerëzor i kryer në kryeqytetin malian konfirmon edhe një herë se terrorizmi nuk njeh kufij dhe përbën një rrezik real për të gjithë botën".
Sulmi në Bamako, i marrë përsipër nga Al Mourabitoune, grupi i shefit xhihadist algjerian, Mokhtar Belmokhtar, aleat me Al Kaedan, përfundoi me ndërhyrjen e forcave maliane dhe të huaja në hotel.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai