Putin mbërrin në Argjentinë, autokolona e tij tërheq vëmendjen e mediave lokale (VIDEO)

Presidenti rus Vladimir Putin udhëtoi të premten drejt Argjentinës, për të marrë pjesë në takimin e përvitshëm të G20. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, në të vërtetë ka qenë autokolona e tij.

Dy limuzinat e blinduara "Aurus" u cilësuan pothuajse nga të gjitha mediat lokale si  "bunkerë mbi rrota". Ata prodhuar nga instituti NAMI i Rusisë; janë antiplumb dhe nuk dëmtohen nga eksplozivët. Po sipas mediave lokale, limuzinat janë prodhuar posaçërisht sipas kërkesave të vet Putinit.

Ky i fundit, pas përfundimit të samitit G20 në Buenos Aires, e komentoi automjetin me të cilin lëviz si një makinë vërtetë të mirë dhe të rehatshme. “Më pëlqen. Dhe nuk e them vetëm unë. Disa nga miqtë tanë arabë e pëlqejnë shumë dhe kanë thënë se duan ta blejnë këtë makinë për vete", u shpreh ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë