Erë e re në Helsinki, Trump takon Putin, pritet marrëveshje (Detajet)
Dy presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin janë takuar sot në Helsinki. Sytë e politikës amerikane dhe asaj ruse janë drejtuar nga Finlada, pasi dy udhëheqësit takohen për herë të parë në një takim zyrtar.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, janë takuar mesditën e sotme në Helsinki të Finlandës. Dy presidentët pritet të zhvillojnë një samit i cili do të konkretizohet me një marrëveshje, që siç e paralajmëroi Trump, do të jetë e “jashtëzakonshme”.
Trump tha se marrëdhëniet me Rusinë s’kanë qenë kurrë kaq keq, dhe kjo për faj të paraardhësve të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Pak para takimit, Trump shkroi në Tëitter, dhe tha se hetimi për ndërhyrje ruse në zgjedhjet e vitit 2016 është një sajesë dhe se sipas tij, ky ishte një “budallallëk” i udhëheqësve amerikanë.
Në Helsinki po pritet me kureshtje, rezultati i takimit mes Trump dhe Putin. Marrëdhëniet mes dy vendeve u acaruan që në aneksimin e Krimesë në vitin 2014.
Ky samit vjen pas akuzave se 12 oficerë të shërbimeve inteligjente ruse ndërhynë në zgjedhjet amerikane. Trump-it, madje iu kërkua në SHBA që të anulonte takimin, por ai nuk iu kushtoi rëndësi.
Takimi pa axhendë
Takimi mes Trump dhe Putin nuk ka pika të sakta protokollare apo axhendë, çka nënkupton sipas analistëve se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë mes tyre.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan ka kërkuar që të mos ketë asnjë regjistrim të bisedës së tij me Putin.
Putin dhe Donald Trump në pallatin presidencial
Melanie Trump dhe Donald Trump
Putin shoqërohet nga masa të larta sigurie
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:04
Gjuha e trupit, Trump bën shenjën e zemrës me duart, ja reagimi i Putin
Pas takimit të Presidentit amerikan Donald Trump me homologun rus në Helsinki, në rrjetet sociale dhe në mediat e huaja, ka nisur të komentohet gjuha e trupit në takimin mes dy liderëve.
Trump i ulur përkrah Putin, shfaqet duke bërë shenjën e zemrës me të dyja duart, ndërsa Putin e shikon. Kjo foto është komentuar si një gjest paqeje mes Trump dhe Putin.
SHUME MIRE! Bashkimi i SHBA dhe RUSISE, shpresojme qe ndoshta do ti jape fund luftrave dhe perçarjeve dhe do te sjelle nje ere te re paqeje dhe miresie ne dobi te te gjithe popujve te Botes. Mjaft me me kontradikta dhe inate, perçarje dhe interesa. Duam PAQE dhe Bashkpunim, Mirekuptim dhe Marredhenie te mira te te gjithe Vendeve te Botes dhe sidomos te Superfuqive. Poshte luftrat dhe inatet. Rrofte Paqja Boterore.
Përgjigju
Koloko: 16/07/2018 16:44
Po Neil mos u mpreh kot se do sjell mirqenie. Me keq ka per to ber. Pergatitu per shperthime berthamore
SHUME MIRE! Bashkimi i SHBA dhe RUSISE, shpresojme qe ndoshta do ti jape fund luftrave dhe perçarjeve dhe do te sjelle nje ere te re paqeje dhe miresie ne dobi te te gjithe popujve te Botes. Mjaft me me kontradikta dhe inate, perçarje dhe interesa. Duam PAQE dhe Bashkpunim, Mirekuptim dhe Marredhenie te mira te te gjithe Vendeve te Botes dhe sidomos te Superfuqive. Poshte luftrat dhe inatet. Rrofte Paqja Boterore.
PërgjigjuPo Neil mos u mpreh kot se do sjell mirqenie. Me keq ka per to ber. Pergatitu per shperthime berthamore