Vizita e Kryeministrit Viktor Orban në Moskë më 5 korrik, pasi Hungaria, mori drejtimin e presidencës së BE-së, u kritikua nga zyrtarë të lartë të bllokut europian, duke e cilësuar si një veprim të njëanshëm dhe jo në funksion të objektivave të përbashkëta.
Përmes një letre drejtuar presidentit të Këshillit i Evropës, Charles Michel dhe liderëve të BE-së, Orban e ka justifikuar vizitën e tij në Rusi si të nxitur nga efektet negative ekonomike që prekin qytetarët e bllokut nga lufta në Ukrainë.
“Efektet negative ekonomike të luftës vendosin një barrë të madhe në jetën e përditshme të qytetarëve tanë dhe në konkurrencën e BE-së”.
Në letrën e tij, kryeministri hungarez u tha liderëve të tjerë të BE-së se bazuar në bisedimet e tij me Putinin, “tani ekziston një shans më i madh” për një armëpushim dhe një rrugë drejt bisedimeve të paqes.
Orban takoi presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, menjëherë pas vizitës në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus në vitin 2022.
Faktikisht, lideri hungarez shihet si më i afërti me Kremlinin. Vazhdimisht ai ka kundërshtuar ndihmat ushtarake dhe financiare për Kievin, si dhe sanksionet ndaj Moskës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.8%
-
Të gabuar
4.1%
-
S'më intereson
9%
Vota total: 365
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kancelari gjerman Scholz: Vendet e rajonit sa më shpejt të hyn në BE
19 Korrik, 13:53
-
Von der Leyen paralajmëron se do ta ketë prioritet zgjerimin, në prag të mandatit të dytë
18 Korrik, 13:51
-
Eurodeputetja rumune 'alla Noka' bërtet duke ndërprerë fjalën e lideres liberale! Dëbohet jashtë, salla e fërshëllen (VIDEO)
18 Korrik, 12:58
-
Për ç'garanci ndërkombëtare flet presidentja e Kosovës?
18 Korrik, 09:47
-
Në BE vazhdojnë diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës
17 Korrik, 15:16
-
BE qorton Orbanin për 'misionin e paqes' në Ukrainë
16 Korrik, 22:28
-
Roberta Metsola rizgjidhet presidente e PE-së, Rama: Shqipëria pret të vijojë punën për forcimin e raporteve me BE-në
16 Korrik, 16:48
-
Kryeministrja e Estonisë jep dorëheqjen për t’u bërë kryediplomate e BE-së
15 Korrik, 12:49
-
Zbulohen komplote të Rusisë për atentate në Evropë kundër mbështetësve të Ukrainës, thotë një zyrtar
13 Korrik, 07:59
-
Zbulohen komplote të Rusisë për atentate në Evropë kundër mbështetësve të Ukrainës sipas agjencive perëndimore të inteligjencës
12 Korrik, 21:28
-
Mbi 213 mijë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të BE-së në 5 vite
12 Korrik, 14:27
-
Pas samitit të NATO, Orban takohet me Trump: Mund të rikthejë paqen në Ukrainë
12 Korrik, 12:00