Presidenti i SHBA-ve Joe Biden nënshkroi ditën e sotme dokumentet e ratifikimit duke sjellë Finlandën dhe Suedinë një hap më afër anëtarësimit në aleancën e NATO-s.
Presidenti i SHBA-ve Joe Biden përshëndeti zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë që bashkohen me aleancën e NATO-s të martën ndërsa nënshkroi dokumentet e ratifikimit që dhanë mbështetjen zyrtare të SHBA-së për vendet nordike që hyjnë në paktin e mbrojtjes reciproke, pjesë e një riformulimi të qëndrimit të sigurisë evropiane pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Në kërkimin për t'u bashkuar me NATO-n, Finlanda dhe Suedia po bëjnë një zotim të shenjtë se një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve,” tha Biden në nënshkrimin e tij teksa e quajti partneritetin “aleancë të domosdoshme”.
SHBA u bë aleati i 23-të që miratoi anëtarësimin në NATO për të dy vendet. Biden tha se ai foli me krerët e të dy vendeve përpara se të nënshkruante ratifikimin dhe u kërkoi anëtarëve të mbetur të NATO-s që të përfundonin procesin e tyre të ratifikimit "sa më shpejt të jetë e mundur". Senati, javën e kaluar miratoi protokollet për dy vendet, dikur të paangazhuara, që t'i bashkohen aleancës në një votim të rrallë 95-1 për të cilin Biden tha se i tregon botës se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të bëjnë ende gjëra të mëdha" me një ndjenjë uniteti politik.
″(Presidenti rus Vladimir) Putin mendoi se mund të na ndajë. Aleanca jonë është më e afërt se kurrë, është më e bashkuar se kurrë dhe pasi Finlanda dhe Suedia të bashkohen, ne do të jemi më të fortë se kurrë.”, tha Biden.