Putin: Moska të heqë dorë nga marrëveshja e grurit nëse Ukraina përdor korridorin humanitar për qëllime ushtarake

Putin: Moska të heqë dorë nga marrëveshja e grurit nëse Ukraina përdor korridorin humanitar për qëllime ushtarake

1667333163_VladimirPutin.PNG

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se Moska rezervon të drejtën të tërhiqet nga marrëveshja e grurit nëse Kievi thyen premtimet dhe përdor korridorin humanitar për qëllime ushtarake. 

Putin tha se Rusia i konsideron garancitë e shkruara të Ukrainës, të cilat u morën me ndihmën e Turqisë dhe OKB-së, të mjaftueshme për të rifilluar marrëveshjen e grurit.

“Në këtë drejtim, kam udhëzuar ministrinë e mbrojtjes që të rifillojë pjesëmarrjen tonë në këtë punë. Megjithatë, Rusia rezervon të drejtën të tërhiqet nga këto marrëveshje nëse këto garanci shkelen nga Ukraina”, tha Putin gjatë takimit me Këshillin e Sigurimit.

Putin përsëriti se Rusia do t'i përmbahet premtimit të saj për të furnizuar me grurë vendet më të varfra, pavarësisht nga zhvillimet me marrëveshjen e grurit.


Lajmi kryesor:

Moska rifillon marrëveshjen për eksportin e grurit! Media amerikane: Nafta ruse i shmang sanksionet e SHBA përmes rafinerisë italiane Lukoil


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?