Presidenti rus, Vladimir Putin vijon të mbretërojë listën e personave më të fuqishëm në botë për të dytin viti radhazi në “Forbes”. Aneksimi i Krimesë, lufta në Ukrainë dhe një marrëveshje 70 miliardë dollarësh për ndërtimin e një gazsjellësi me Kinën janë vetëm disa nga arsyet pse “Forbes” e ka vënë Putin në krye të listës, ndërsa paneli i redaktorëve të revistës këmbëngul se lista nuk bazohet në ndikimin politik, por është një vlerësim i “pushtetit të vështirë”, përdorim i mjeteve ushtarake dhe ekonomike për të ndikuar në sjelljen apo interesat e aktorëve të tjerë politikë.
 
Faktorët që janë marrë parasysh për listën me 72 persona ishin financat dhe ndikimi që ata kanë mbi 7.2 miliardë njerëz në tokë.
 
Ndërsa presidenti Barack Obama ka zbritur në vend të dytë për përballjen me virusin Ebola dhe shtetin islamik të ISIS.
 
Për këtë, “Forbes” iu referua Obamës duke thënë se “e ka fuqinë, por ka qenë shumë i kujdesshëm për ta ushtruar atë plotësisht”.
 
Presidenti kinez Xi Jiping është renditur në vend të tretë, ndërsa Papa Francesku është në vendin e katërt për luftën e tij në liberalizimin e të krishterëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)