Putin nënshkruan urdhrin për
njohjen e pavarësisë së Krimesë

BRUKSEL- Rusia ka njohur Krimenë si një shtet të pavarur dhe sovran. Dekreti për njohjen e pavarësisë u firmos presidenti Vladimir Putin.
 
Në dekret shkruhet se në bazë të vullnetit të shprehur nga populli i Krimesë me anë të referendumit të mbajtur më 16 mars, urdhëroj njohjen e Republikës së Krimesë. Dekreti i firmosur hyn në fuqi menjëherë.
 
Ndërkohë, Krimea i ka kërkuar edhe OKB ta njohë si një shtet sovran dhe të pavarur.
Parlamenti i Krimesë, ashtu si 97% e votuesve në referendumin e mbajtur ditën e diel, ka votuar në mënyrë unanime për t’u bashkuar me Rusinë.
 
Ndërkohë ky referendum është quajtur si i jashtëligjshëm nga Ukraina, SHBA dhe BE të cilat vendosën sanksione ndaj 32 zyrtarëve rusë dhe ukrainas, gjatë ditës së sotme.

PAS REFERENDUMIT NË KRIME BE DHE SHBA SANKSIONOJNË ZYRTARËT RUSË
SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione ndaj 32 zyrtarëve rus dhe ukrainas, vetëm 1 ditë pas referendumit të mbajtur në Krime. Këto sanksione përfshijë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit drejt vendeve të BE e SHBA. Në një deklaratë para mediave nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti amerikan Barack Obama foli lidhur me sanksionet e vendosura.
 
“Sanksionet do të shtohen nëse Rusia do të vazhdojë të ndërhyjë në Ukrainë. E ardhmja e Ukrainës duhet të vendoset vetëm nga populli i saj. Zv. Presidenti Biden do të udhëtojë sot në mbrëmje drejt Europës ku do të takohet me liderët e NATO-s, ndërkohë që unë do të udhëtoj në Europë javën e ardhshme”, tha Presidenti Obama.
Ndërkohë Përfaqësuesja e Lartë e BE për politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton tha në një konferencë për mediat nga Brukseli se Ukrainës i duhet një bashkëpunim me Rusinë.
 
“Do të bëjmë çmos që të ndihmojnë me zhvillimin e një dialogu për të ulur tensionin në vend dhe që populli i Ukrainës të ecë përpara. BE do të mbështesë ekonomikisht Ukrainën për të stabilizuar situatën e rëndë financiare në vend”, tha Ashton.
 
Ndër personat e sanksionuar janë 7 zyrtarë të lartë rusë, këshilltarët e Presidentit Putin, Vladislav Surkov dhe Sergei Glaziev, deputetët e Dhomës së Ulët të Parlamentit Leonid Slutski e Jelena Mizulina, deputetin e Asamblesë Federale të Rusisë Andrei Klishas, kryetaren e Asemblesë Federale të Rusisë, Valentina Matvienko dhe zv. Kryeministrin Dmitri Rogozin.
 
Gjithashtu Dhoma e Thesarit amerikan ka vendosur sanksione ndaj 4 shtetasve ukrainas. Bëhet fjalë për ish-presidentin Viktor Janukoviç, zyrtarët e lartë të Krimesë Sergei Aksionov e Vladimir Konstantinov, si dhe ish-shefin e stafit presidencial të Ukrainës, Viktor Medvedchuk.
 
Sanksionet ndaj tyre u vendosën për veprimet dhe politikat e tyre të cilat kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe qeverisë së saj.

BE SANKSIONE NDAJ RUSISË, ASHTON: PAKETË NDIHME PËR UKRAINËN
Pas përfundimit të takimit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Bruksel, përfaqësuesja e Lartë e BE, Catherine Ashton në një konferencë për shtyp ka folur për sanksionet ndaj zyrtarëve rusë dhe atyre të Krimesë. Duke u ndalur tek situata në Ukrainë, Ashton tha se BE nevojitet një përmirësim i situatës, dhe Bashkimi Europian do të ndihmojë me një paketë ndihme për stabilizimin e gjendjes.
 
Ashton theksoi rëndësinë e bashkëpunimit tregtar me Rusinë, duke u shprehur se është “fqinj i mirë, dhe një partner i mirë tregtar”, ndërsa bëri thirrje për tërheqje të trupave ruse.
 
Ndërkaq, përfaqësuesja e lartë e BE-së tha se pritet që Rusia të marrë vendimin e duhur.
 
“Do të ofrojmë mbështetje financiare për Ukrainën. Të gjendet një zgjidhje mes dy vendeve. Duhet të stabilizohet situata në Ukrainë. Kemi folur për hapa që duhen ndërmarrë për të stabilizuar situatën. Ne jemi të vendosur për një paketë ndihme për stabilizim të gjendjes në Ukrainë.
 
I bëjmë thirrje Rusisë të tërheqë trupat. Ne po bëjmë më të mundur për të vendosur atë që shihen si e drejtë nga BE. Veprojmë ngushte me kolegët në SHBA, por ata ndërmarrin veprimet e tyre, ne tonat. Shpresojmë që të përmirësohet situata në Ukrainë. Ndërsa do theksoja se ne i kushtojmë rëndësi mbrojtjes së minoriteteve.
 
Sa i përket Ukrainës shpresoj se vendimet që do marrë Rusia të jenë ato të duhurat. Kërkojmë marrëdhënie të mira me Rusinë. Kjo pikë besoj se do kuptohet sa më mirë. Rusia është një fqinj i mirë, dhe një partner i mirë tregtar. Ndërkaq integriteti territorial duhet të mbrohet. Ne kërkojmë qetësimin e situatës”, tha baronesha Ashton.

BE VENDOS SANKSIONE NDAJ 21 ZYRTARËVE NGA RUSIA DHE NGA KRIMEA
Bashkimi Europian ka ndërmarrë sanksione ndaj 21 qytetarëve rusë dhe ukrainas. Sipas burimeve diplomatike europiane, specifikohet se 21 personalitetet janë disa politikanë dhe ushtarakë, 13 rusë dhe 8 nga Krimea. Këto sanksione nënkuptojnë mohimin e të drejtës për vizë dhe ngrirjen e aseteve.
 
Sipas ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Linas Antanas Linkevicius, sanksione të tjera do të ndërmerren në ditët në vazhdim.
 
PARLAMENTI SHPALL KRIMENË TË PAVARUR, MBLIDHEN MINISTRAT E BE
Një ditë pas referendumit, ku 97 % e banorëve të Krimesë i thanë “Po” bashkimit me Rusinë, parlamenti i Krimesë shpall shtetin sovran dhe i kërkon Moskës që Republika e Krimesë të hyjë në Federatën Ruse. Ndërkohë ministrat e Jashtëm të BE-së janë mbledhur për të diskutuar mbi saksionet e mëtejshme ndaj Rusisë, pasi Moska mbështeti referendumin e Krimesë i cili i tha PO ndarjes me Ukrainën.

Nesër presidenti rus Vladimir Putin, do i drejtohet me një mesazh, Dhomës së lartë të Parlamentit rus, në lidhje me integrimin e Krimesë në Rusi.

Lajmi bëhet i ditur nga zëvendëspresidenti i Dumës ruse, Dhomës së ulët të Parlamentit, Ivan Melninkov dhe mesazhi i Putin, mendohet të jetë rreth orës 15 me orën lokale dhe orën 12 me orën tonë.

PARLAMENTI I KRIMESE KERKESE ZYRTARE MOSKES
85 deputetë të Parlamentit të Krimesë kanë votuar pro bashkimit dhe në faqen e internetit të këtij Parlamenti, thuhet se tashmë i është kërkuar formalisht Moskës që Republika e Krimesë të hyjë në Federatën Ruse, si Republikë më vete dhe qyteti i Sebastopolit të ketë një status të veçantë.

Gjithashtu Krimea do të ketë të njëjtën orë zyrtare me Moskën. Sipas agjencisë Kriminform, duke filluar nga data 30 mars, akrepat e orës, do të spostohen dy orë përpara. Ndërsa mbrëmjen djeshme mes shumë personave të mbledhur në shesh, për një festë post-elettorale, kryeministri i Krimesë Serguei Aksyanov u shpreh se `Më në fund Krimea, rikthhet në shtëpi` 

MINISTRAT E BE SANKSIONE NDAJ RUSISE 
Sanskionet e parashikuara kanë të bëjnë me ngrirjen e pasurive dhe vënien e sanksioneve për viza për një numër zyrtarësh rusë. Në referendumin e mbajtur dje gati 97% e votuesve mbështetën bashkimin me Rusinë. Moska ka deklaruar se do të pranojë rezultatet ndërsa BE dhe SHBA thonë se nuk e njohin referendumin në Krime, ku forcat pro ruse vazhdojnë të kenë kontrollin që prej muajit shkurt.

REZULTATET ZYRTARE TE REFERENDUMIT: 97% PO BASHKIMIT ME RUSINE
Kryeministri i Krimesë Sergei Aksyonov bëri sot publike rezultatet përfundimtare të referendumit. Gati 97% i kanë thënë po bashkimit me Rusinë. Saktësisht 1 233 002 votues, pra 96.77% kanë votuar pro ndarjes me Ukrainën. Ndërkaq dje kryeministri i Krimesë Serghei Aksyonov shkruante në Twitter se sot do të kërkonte zyrtarisht bashkimin me Rusinë.

Në këtë Referendum, nga 1.5 milionë persona me të drejtë vote 83.10% e tyre morën pjesë në votime dhe skedat e anuluara kanë qenë 0,72. Votimet për Referendumin në Krime u mbyllën në orën 18:00 të ditës së djeshme me orën tonë.

ukraine
(Ne foto: Rezultatet e votimit)

PUTIN I TELEFONON OBAMES: REFERENDUMI LIGJOR
President  i SHBA-së, Barak Obama ka paralajmëruar Moskësn se Washingtoni është gjithashtu i gatshëm të imponojë “kushte” për veprimet e ndëmarra në Ukrainë.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Sipas asaj që njoftohej nga Kremlini, presidenti rus i ka thënë homologut amerikan se, “referendumi në Krime është sipas të gjithë të drejtave ndërkombëtare”.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Lavrov pat deklaruar se “SHBA nuk do ta njohë rezultatin”
Më herët Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për ‘armëpushim’ në Krime deri në 21 mars.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera