Ceremoni madhështore, Putin betohet për të 4-ën herë si President i Rusisë

Ceremoni madhështore, Putin betohet për të 4-ën herë si President i Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Për të katërtën herë në një ceremoni madhështore në Kremlin, Vladimir Putin, është betuar si president. Ish-agjenti KGB-s, i cili më pas ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës politike fillimisht si kryeministër e më pas president, ka lexuar formulën e betimit që përmban 33 fjalë.

“Rusia u ngrit nga hiri i saj”, tha Putin teksa lexonte formulën e betimit, duke u zotuar t’u shërbejë njerëzve e të përmirësojë jetën e tyre, duke mbrojtur njëkohësisht ato që i quajti fitore të mëdha të vendit dhe akte heroike.

Ndryshe nga 3 betimet e mëparshme këtë të sotmin Putin e bëri duke vendosur dorën e djathtë të mbështetur mbi një kopje të Kushtetutës ruse.

Sfida e këtij mandati tha Putin ka të bëjë me rritjen ekonomike dhe të standardeve të jetesës. Putin mban funksione drejtuese në Rusi që prej 18 vitesh. Me këtë mandate të katër president ai e çon në 24 vite drejtimin e Rusisë pas rizgjedhjes president në Mars.

E gjithë ceremonia hap pas hapi u transmetua nga televizioni rus që nga momenti kur Vladimir Putin 65 vjeç la zyrën drejt sallës madhështore ku u zhvillua ceremonia e betimit. Ceremonia madhështore e betimit është ndjekur nga miliona rus por gjatë protestave të fundjavës nga opozita ai u krahasua me një Car të vërtetë.

Putin nuk është Cari ynë. Kjo ishte motoja e protestës e cila prodhoi përplasje me forcat e policisë që mbushën rrugët e Moskës e qyteteve të tjera të Rusisë për të ngritur zërin kundër sundimit të tij.

1.000 të arrestuar ishte bilanci kësaj proteste e cila u zhvillua në 19 qytete të Rusisë. Megjithatë asgjë nuk ndryshoi në programin e të Hënës për ceremoninë e betimit. Ky mandat I katërt si president për Vladimir Putin do të mbarojë në vitin 2024, që do të thotë qëndrim në pushtet për gati një çerekshekulli (24 vite).

Ky qëndrim i gjatë në pushtet e rendit atë të katërtin në radhë, pas diktatorit sovjetik Joseph Stalin, me 31 vite në pushtet, si dhe mbretërimeve të carëve rusë, si Alexander II (26 vite) apo Nicholas I (30 vite).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot