Në përgjigje të kërcënimeve të supozuara armiqtë e Rusisë, presidenti rus paralajmëroi të enjten se ata që sulmojnë vendin e tij do “t’u hiqen dhëmbët” nga Moska.
Vladimir Putin po fliste në një takim qeveritar kur bëri komentin e fortë duke thënë se armiqtë e Rusisë po kërkonin të “kapnin krahët e saj” sa herë që kombi bëhej më i fortë.
" Gjithmonë ka ndodhur kështu. Sapo Rusia forcohet ata gjejnë pretekste për të penguar zhvillimin e saj," tha Putin.
Ai nuk i përmendi me emra kundërshtarët e vendit, por theksojmë se kjo vjen në një kohë të marrëdhënieve tejet të tensionuara të Rusisë me Perëndimin.
Putini shtoi se “të gjithë duan të na kafshojnë diku ose të na kafshojnë diçka. Por, ata që do ta bëjnë atë, duhet ta dinë që ne do t’u heqim dhëmbët në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të kafshojnë”.
“Ishte e qartë dhe çelësi i kësaj është zhvillimi i forcave tona të armatosura. Por unë do të doja të theksoja edhe një herë se ne nuk po shkojmë në rrugën e militarizimit të ekonomisë sonë”, u shpreh ai më tej.
Putin gjithashtu vuri në dukje se përpjekjet e huaja për të mbajtur Rusinë datojnë shekuj me radhë.
Muajt e fundit Rusia është përballur me akuza të shumta nga perëndimi fillimisht për shkak të burgosjes së liderit opozitar rus Alexei Navalny, mënyrën sesi u shtypën protestat pro tij dhe akuzat e SHBA për përfshirje në sulmet kibernetike e kanë tensionuar edhe më shumë situatën.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7774
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin
24 Nëntor, 12:38
-
'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë
24 Nëntor, 08:37
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev
24 Nëntor, 08:24
-
VIDEO/ Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, ia dedikon Martinit: Ai shndrit parajsën
23 Nëntor, 22:43
-
Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk
23 Nëntor, 22:35
-
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 21:12
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27