Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike: Po na krijohen kërcënime!
Presidenti rus Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raketa e re balistike me rreze të mesme veprimi e shtetit të tij, e cila është e aftë të bartë koka bërthamore, do të vazhdojë të testohet, përfshirë edhe në kushte luftuese, siç ndodhi më herët gjatë javës kur Rusia e sulmoi me këtë raketë Ukrainën.
“Ne do të vazhdojmë këto testime, përfshirë edhe në kushte luftuese, varësisht nga situata dhe natyra e kërcënimeve të sigurisë që po krijohen për Rusinë”, tha Putin më 22 nëntor gjatë takimit me zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe zyrtarët e industrisë ushtarake.
Rusia e ka përdorur të ashtuquajturën raketë hipersonike, Oreshnik, kundër Ukrainës më 21 nëntor, kur sulmoi qytetin Dnipro.
Putin tha se ky sulm ishte pjesë e kundërpërgjigjes së Moskës kundër sulmeve ukrainase me raketat amerikane, ATACMS dhe atyre britanike, Storm Shadow.
Ditë më parë është raportuar se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë dhënë leje Kievit që të përdorë këto sisteme raketore për të goditur territorin rus.
Zyrtarët ukrainas fillimisht kishin akuzuar Rusinë se kishte përdorur një raketë balistike ndërkontinentale. Por, Putin më pas njoftoi se sulmi ishte kryer me një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi.
Putin tha më 22 se raketa e re nuk është ndonjë përditësim i armatimit të mëhershëm, të dizajnit sovjetik. /REL/
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47.4%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 639
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hillary Clinton dokumentar për Krimet e Luftës në Ukrainë, do prezantohet në Forumin e Paqes në Berlin
17 Mars, 17:19
-
Negociatat për paqen në Ukrainë! Kremlini konfirmon bisedimet Putin-Trump
17 Mars, 13:00
-
Armëpushim i mundshëm në Ukrainë: Çfarë duan Trump, Putin, BE dhe Zelensky?
17 Mars, 09:29
-
Trump njofton se do të flasë me Putin: Kemi një shans të mirë për t’i dhënë fund luftës
17 Mars, 08:19
-
Lufta në Ukrainë, presidenti Zelensky zëvendëson kreun e ushtrisë
16 Mars, 18:19
-
Pasiguria për rritjen e çmimeve! Sa eksportojmë e importojmë nga SHBA-BE dhe si mund të prekin tarifat doganore edhe Shqipërinë
15 Mars, 16:01
-
Kryeministri Starmer mbledh liderët e 25 vendeve në një samit për Ukrainën: Putin të ndalojë sulmet barbare dhe të pranojë armëpushimin
15 Mars, 14:01
-
Trump i kërkoi Putinit që t’u kursejë jetën, Zelensky sqaron gjendjen e trupave ukrainase në rajonin rus Kursk: Nuk ka rrethim të ushtarëve tanë
15 Mars, 12:39
-
Kurthi i Carit dhe alarmi i shërbimeve sekrete amerikane
15 Mars, 09:44
-
Starmer kundër 'lojërave politike' të Putinin, 'mobilizion' 25 vende në një mbledhje urgjente ndërkombëtare
15 Mars, 08:52
-
Viktor Orban: Përparësi në zgjerimin e BE-së duhet t’i jepet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, jo Ukrainës
14 Mars, 20:45
-
Presidenti Zelensky nuk beson në vullnetin e Putinit për paqen
14 Mars, 15:26