Putin përballet me gazetarët perëndimorë për herë të parë që nga pushtimi: Paqja do të ndodhë kur të arrijmë qëllimet tona

Putin përballet me gazetarët perëndimorë për herë të parë që nga pushtimi: Paqja do të ndodhë kur të arrijmë qëllimet tona

Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, për herë të parë që nga fillimi i luftës, po përballet me gazetarët perëndimorë, në një konferencë të madhe për shtyp në Moskë. Ai do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve rusë dhe gazetarëve perëndimore.

Kjo është konferenca e parë e Putin, pas anulimit vitin e kaluar, raporton The Guardian.

Putin, tha të premten e kaluar (8 Dhjetor) se do të kandidojë sërish për president në mars, duke kërkuar të mbajë pushtetin deri në 2030, ndaj ai u pyet nga gazetar të përshkruante kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme.

Por presidenti iu shmang, duke folur për trajtimin e papunësisë, rritjen e pagave dhe PBB-së ruse dhe zgjerimin e industrisë

“Forcimi i sovranitetit është një nga prioritetet e mia dhe  Rusia “nuk mund të ekzistojë pa të”. Bota është habitur që ekonomia ruse nuk është gjynjëzuar nga sanksionet perëndimore, por është treguar elastike dhe kjo do të vazhdojë ta bëjë", tha Putin.

Në një pyetje tjetër, Putinit iu kërkua të fliste për “operacionin special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë. Ai tha se qëllimet e Rusisë mbeten të pandryshuara, duke përsëritur se ato janë “denazifikimi dhe çmilitarizimi i Ukrainës”.

“Paqja do të ndodhë kur të arrijmë qëllimet tona”, tha Putin.

Rusia prej kohësh pretendon se sulmi i saj ndaj Ukrainës ishte për të “mbrojtur njerëzit” nga nazistët në vend dhe kjo ishte një nga arsyet që Putin përdori për të nisur pushtimin fillestar.

“Heroi i tyre kombëtar është një figurë e njohur naziste. Nëse ata nuk duan të arrijnë paqe në mënyrë paqësore, ne duhet të ndërmarrim veprime, duke përfshirë veprimet ushtarake”, tha presidenti rus duke folur për çmilitarizimin në konferencë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë