Presidenti rus Vladimir Putin u ka sugjeruar mësuesve të përdorin ‘metaforën’ e zinxhirit ushqimor midis balenave vrasëse dhe arinjve polarë për t'u shpjeguar fëmijëve arsyet që e shtynë Rusinë të nisë pushtimin e Ukrainës.
Sugjerimet Putin i bëri gjatë një takimi midis udhëheqësit të Kremlinit dhe mësuesve me rastin e Ditës së Diturisë në prag të rifillimit të vitit shkollor.
Dmitry Balanchukov, një mësues nga rajoni i Belgorodit, po fliste për udhëtimin e tij në Polin e Veriut. Putin e pyeti nëse kishte parë arinj polarë atje. Pastaj, papritmas, ai deklaroi se "balenat vrasëse i hanë arinjtë si peshq të vegjël", duke i sulmuar ata në tufa.
Putin më pas argumentoi se ia vlen të flasësh me fëmijët për këto procese që ndodhin në natyrë "për të kuptuar se në çfarë lloj bote jetojmë" dhe "pse po e kryejmë këtë operacion të posaçëm ushtarak".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rusia sulmon depon me eksplozivë pranë Kievit, 37 të vdekur! Ukraina paralajmëron: Moska po përgatit një ofensivë të re tokësore! Putin takim me Lukashenkon







