UKRAINA-Presidenti Vladimir Putin ka mbrojtur krahun prorus në Krime, që më 16 mars të mbahet referendumi për bashkimin e vendit me shtetin rus. Ndërkaq Presidenti i SHBA Barack Obama, ka paralajmëruar që vota e 16 marsit do të dhunonte ligjet ndërkombëtare, por në Moskë Putin e bëri të qartë se ai e mbështet referendumin.

“Hapat e ndërmarra nga lidershipi legjitim i Krimesë janë të bazuara në normat e ligjeve ndërkombëtare dhe kanë për qëllim të sigurojnë interesat ligjore të popullsisë në gadishull”-ka thënë Putin sipas zyrës së shtypit të Kremlinit.

Nga ana tjetër,në një takim të jashtëzakonshëm, Kryeministri i Ukrainës Yatsenuk deklaroi se do të udhëtojë të mërkurën për në Amerikë për të mbajtur një takim me Obamën për zgjidhjen e situatës në Ukrainë.

“Vendi jonë dhe populli ynë janë duke u përballur me sfidën më të madhe në historinë moderne të Ukrainës indipendente. A do të jemi ne të aftë t’i bëjmë ballë këtyre sfidave? Duhet të ketë veçse një përgjigje dhe ajo është PO”-citohet të ketë thënë Kryeministri aktual i Ukrainës.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)