Putin propozon paqe: Ukraina të tërhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftës! Kievi të mos anëtarësohet në NATO

Në një propozim që ai e quajti të vërtetë dhe që do t’i japë fund menjëherë luftës, presidenti rus Vladimir Putin i propozoi Kievit që të tërhiqet nga rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Herson dhe të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO.

“Sot ne po bëjmë një propozim real për paqen, nuk po flasim për ngrirjen e konfliktit, por për ndërprerjen totale të tij. “Ne nxisim të kthejmë faqen tragjike të historisë dhe të rivendosim gradualisht marrëdhëniet me Ukrainën dhe Evropën. Nëse refuzohemi, perëndimi dhe Ukraina do të marrin përgjegjësi për vazhdimin e gjakderdhjes”,-tha Putin. 

Për ndihmat ushtarake, Putin tha se zgjasin krizën dhe nuk janë garanci për sigurinë.

"Ishte Perëndimi që shkaktoi krizën në Ukrainë, jo Moska apo Kievi. Të gjitha propozimet e paqes për të zgjidhur krizën në mënyrë paqësore janë refuzuar. Rusia nuk kishte në plan të sulmonte Kievin në shkurt-mars 2022. Ne u përpoqëm të bindim Ukrainën të nënshkruante traktatin e paqes”,-shtoi ai. 

Deklaratat presidenti rus i bëri gjatë takimit me udhëheqjen e Ministrisë së Jashtme ruse në prag të konferencës së paqes për Ukrainën që mbahet nesër në Zvicër e ku Rusia nuk është e ftuar.

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Nuk do të trembë SPAK, por të vetët që hezitojnë të bëjnë betejë me SPAK

Mero Baze: Nuk do të trembë SPAK, por të vetët që hezitojnë të bëjnë betejë me SPAK