Presidenti rus, Vladimir Putin, vlerësoi sot se Rusia nuk duhet të shkëputet nga pjesa tjetër e botës, ndrkohë që marrëdhëniet me Perëdimorët janë në nivelin më të ulët të mundshëm për shkak të konfliktit në Ukrainë.

"Ne duhet të zhvillojmë vendin tonë me qetësi, dinjitet dhe mënyrë efikase, pa u shkëputur nga pjesa tjetër e botës, pa prishur lidhjet me partënerët tanë, por pa lejuar nga ana tjetër që të sillen në mënyrë mospërfillëse me ne", deklaroi ai nga Jalta, në Krime, i cituar nga agjencitë ruse.

"Rusia është gati të bëjë gjithçka është e mundur për të arritur një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë", deklaroi presidenti rus, i cili u shpreh para deputetëve të Dumës (dhoma e ulët e Parlamentit) të mbledhur në Krime, gadishull ukrainas i aneksuar në mars nga Rusia.

Më shumë se dy mijë persona janë vrarë në katër muaj konflikt në Ukrainë mes forcave ushtarake ukrainase dhe separatistëve prorusë, sipas një bilanci të fundit të OKB-së./ATSH/