Lufta/ Putin ngren dolli me Kim: Ne punojmë për paqen dhe mirëqenien! Peskov: Ne bashkëpunojmë në sferën ushtarake, askush nuk duhet të mërzitet

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan në qendrën hapësinore në Vostochny në rajonin Amur. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Tass.

Presidenti rus Putin tha se "të gjitha temat" do të diskutohen gjatë bisedimeve me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në qendrën hapësinore në Vostochny, duke përfshirë bashkëpunimin në fushën ushtarake. 

Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën një raketë balistike të paspecifikuar drejt Detit Lindor (Deti i Japonisë), tha ushtria e Koresë së Jugut, cituar nga Yonhap. Shefat e Përbashkët të Shtabit njoftuan nisjen, por nuk dhanë detaje të mëtejshme, në pritje të hetimeve. Kërcënimi i fundit i Phenianit erdhi ndërsa udhëheqësi i tij Kim Jong-un ndodhet në Rusi për të takuar presidentin rus Vladimir Putin. 

Koreja e Veriut lëshoi ​​për herë të fundit dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi më 30 gusht.

Në takimin mes Liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Rusia u ‘ngrit në këmbë’ për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e saj duke kundërshtuar forcat hegjemoniste.

“Rusia u ngrit në këmbë për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e saj duke kundërshtuar forcat hegjemoniste", tha Kim Jong-un.

Pas përfundimit të takimit të parë të hapur për delegacionet mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bashkëpunimi ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut do të vazhdojë në fushën e sigurisë dhe atë ushtarake dhe kjo nuk duhet të shqetësojë vendet e tjera.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ngriti dolli për "fitoret e reja për Rusinë" dhe miqësinë midis Moskës dhe Phenianit në një darkë zyrtare pas bisedimeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:17
Stoltenberg pret nesër zëvendëskryeministren e Ukrainës

1693493070_stol.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të presë nesër në selinë e Aleancës Atlantike në Bruksel zëvendëskryeministren e Ukrainës, Olha Stefanishyna. 

Këtë e ka bërë të ditur NATO përmes një shkrimi në rrjetet e tij sociale.

Ora 14:57
Kievi: Putini i kërkon Kim Jong-Un ndihmë sepse ushtria e tij është në vështirësi

1694609872_kim.jpg

Apeli drejtuar Koresë së Veriut për ndihmë ushtarake tregon "probleme serioze" në forcat e armatosura të Federatës Ruse në luftën kundër Ukrainës, tha Andriy Yusov, përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Kievit.

"Nëse diktatori rus detyrohet t'i kërkojë Koresë së Veriut predha artilerie dhe ndihmë të tjera ushtarake, atëherë do të thotë se ai ka probleme të mëdha”, tha ai. 

Duke iu përgjigjur pyetjes se si çdo marrëveshje armësh midis Federatës Ruse dhe Koresë së Veriut mund të ndikojë në luftën në Ukrainë, Yusov tha se çdo furnizim me armë për Rusinë është një lajm i keq për vijën e frontit.

"Sigurisht që çdo furnizim me armë për vendin agresor është një lajm i keq për vijën e frontit”, tha Yusov.

Ora 14:22
Lavrov: U themi Jo sanksioneve perëndimore kundër bashkëpunimit tonë me Korenë e Veriut

1694607729_9054.jpg

Pas bisedimeve Putin-Kim Jong Un, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia dhe Koreja e Veriut do të kishin një bashkëpunim reciprokisht të dobishëm të cilët nuk do ju nënshtroheshin presionit të paligjshëm nga Perëndimi.

“Ne dhe Koreja e Veriut do të zhvillojmë, siç ranë dakord dhe konfirmuan sot liderët tanë, bashkëpunim reciprokisht të dobishëm që nuk do t'i nënshtrohet presionit të paligjshëm nga Perëndimi”, tha Lavrov.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus drejtpërdrejt në kanalin televiziv Rossiya 1, pas bisedimeve mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Ora 14:14
Peskov: Bisedimet mes Putinit dhe Kim Jong-Un ishin shumë të rëndësishme dhe udhëzuese

1694607291_9843.jpg

Pas përfundimit të takimit mes Putin dhe Kim Jong-Un, ka reaguar edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se bisedimet mes dy liderëve ishin shumë të rëndësishme dhe udhëzuese.

“Bisedimet mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në kozmodronin Vostochny ishin shumë të rëndësishme, shumë udhëzuese”, tha Peskov në një intervistë për Channel One.

Gjithashtu Peskov tha se edhe ardhja e liderit së Koresë Veriut në Rusi ishte një ngjarje e rëndësishme nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshe.

“Edhe vetë fakti që Kim Jong-un erdhi këtu është një ngjarje shumë e rëndësishme nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshe”, tha Peskov.

Ora 12:16
Putin thekson marrëdhëniet me Korenë e Veriut: Ne punojmë për paqen dhe mirëqenien

1694600158_984.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia dhe Koreja e Veriut po punojnë për mirëqenien dhe paqen në vend.

Putin gjithashtu citoi një proverb koreano-verior ku thuhet se “rrobat e reja janë të bukura, por miqtë duhet të jenë të vjetër dhe për ne një mik i vjetër është më i mirë se një i ri’.

"Dëshiroj të propozoj një dolli për forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes vendeve tona. Gëzuar zoti President dhe të gjithë anëtarët e delegacionit. Ne punojmë për mirëqenien dhe paqen e vendeve tona. Rrobat e reja janë të bukura, por miqtë duhet të jenë të vjetër dhe për ne një mik i vjetër është më i mirë se një i ri", tha Putin.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ngriti dolli për "fitoret e reja për Rusinë" dhe miqësinë midis Moskës dhe Phenianit në një darkë zyrtare pas bisedimeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti.

Ora 11:12
Von der Leyen: Kemi propozuar 50 miliardë euro të tjera, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës është në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj për Gjendjen e Bashkimit në Dhomën Evropiane, tha se ata kishin propozuar për Ukrainën 50 milionë euro të tjera gjatë 4 viteve për investime dhe reforma.

Von der Leyen tha se kjo do të ndihmonte në ndërtimin e së ardhmes së Ukrainës për të rindërtuar një vend modern dhe të begatë.

Ajo gjithashtu tha se e ardhmja e Ukrainës dhe e Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Për Ukrainën ne kemi propozuar 50 miliardë euro të tjera gjatë katër viteve për investime dhe reforma. Kjo do të ndihmojë në ndërtimin e së ardhmes së Ukrainës për të rindërtuar një vend modern dhe të begatë. Dhe kjo e ardhme është e qartë për t'u parë. Ky Parlament e ka thënë me zë të lartë: E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë. E ardhmja e Moldavisë është në Bashkimin tonë. Dhe unë e di mirë se sa e rëndësishme është perspektiva e BE-së për shumë banorë të Gjeorgjisë", tha Von der Leyen.

Ora 10:54
Kim Jong-Un i premton Putinit se do ta ndihmojë në luftën e Rusisë

1694434008_kimmm.jpg

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i premtoi Vladimir Putinit, se do ta ndihmonte atë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës gjatë takimit të tij me presidentin rus në Kozmodromin Vostochny në Siberi. 

“Rusia u ngrit për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e saj. Ne kemi mbështetur gjithmonë dhe do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha vendimet e Putinit dhe ato të qeverisë ruse. Unë shpresoj se do të jemi gjithmonë së bashku në luftën kundër imperializmit dhe në ndërtimin e një shteti sovran", tha Kim, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. 

Takimi mes Putinit dhe Kim ishte vizita e parë e liderit të Koresë së Veriut në Rusi në katër vjet. Përveç çështjeve që lidhen me teknologjinë e raketave, sipas vëzhguesve,

Ora 09:54
Peskov: Ne do bashkëpunojmë me Korenë në sferën ushtarake, vendet e tjera nuk duhet të shqetësohen

1692964963_dmitrypeskov.jpg

Bashkëpunimi ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut do të vazhdojë në fushën e sigurisë dhe atë ushtarake dhe kjo nuk duhet të shqetësojë vendet e tjera, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai këtë gjë e bëri të ditur në fund të takimit të parë të hapur për delegacionet mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

"Në çdo rast, gama e plotë e marrëdhënieve përfshin dialog dhe ndërveprim në fusha të ndjeshme, si ndërveprimi ushtarak dhe shkëmbimi i pikëpamjeve për çështjet më urgjente në fushën e sigurisë. Kjo gjithashtu do të çohet përpara", tha Peskov.

Ai gjithashtu shtoi: “Të gjitha çështjet kanë të bëjnë vetëm me dy vendet tona sovrane, dhe ato nuk duhet të jenë shkak shqetësimi për asnjë vend të tretë”.

Ora 09:31
Kim: Ne ofrojmë mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar për luftën e shenjtë të Rusisë

1694590335_korea.jpg

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se vendi i tij ofron "mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar" për "luftën e shenjtë" të Rusisë.

Ai tha se kjo gjë ishte për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë, duke iu referuar në dukje luftës në Ukrainë, dhe deklaroi se Pheniani gjithmonë do të krah Moskës në frontin "anti-imperialist". 

Kim gjithashtu i quajti marrëdhëniet e Koresë së Veriut me Rusinë "prioriteti kryesor". Putin e mirëpriti Kim në Rusi në fjalimin e tij të hapjes dhe tha se ishte i lumtur që e pa atë. 

Ndër pikat e rendit të ditës së bisedimeve, Putin përfshiu bashkëpunimin ekonomik, çështjet humanitare dhe "situatën në rajon". Të dy udhëheqësit u takuan në Kozmodromin Vostochny të Rusisë, një strukturë e largët e lëshimit të raketave siberiane.

Ora 09:27
Takimi sapo filloi, Kim: Falë këtij takimi marrëdhëniet e Koresë me Moskën janë ngritur në një nivel të ri

1694531772_230912kimjongunmb0750981c9a.jpg

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se është i bindur se takimi i sotëm me presidentin rus, Vladimir Putin do të ndihmojë në "ngritjen e marrëdhënieve midis dy vendeve në një nivel të ri".

Këtë deklaratë Kim e tha në në Vostochny, Rusi, ku po mbahet takimi i dy liderëve.

Ora 09:21
Putin dhe Kim inspektojnë objektin e lëshimit të raketave Soyuz

1694589811_lsa.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, inspektuan objektin e lëshimit të raketës hapësinore Soyuz-2 në Kozmodromin Vostochny. 

Agjencia e lajmeve ruse Ria Novosti, e cila shpjegon se objekti ku do lëshohen raketat Soyuz është krijuar për të marrë automjete të tipit Soyuz-2, për të kryer përgatitjen, nisjen dhe operacionet përfundimtare pas nisjes.

Ndërtesa mund t'i rezistojë ndikimit të fazave të komponentit të mjetit lëshues në rënie dhe muret me trashësi gati një metër mund të mbrojnë personelin nga një aksident. Rezervuarët e mjeteve lëshuese furnizohen me karburant nga njësitë fikse të oksigjenit, azotit dhe vajgurit.

Ora 09:00
Në takimin e liderit të Koresë veriut me Putin merr pjesë edhe motra Kim Jong-Un

1694588594_jsdc.jpg

Në takimin e mbajtur në Vostochny, Rusi, ku do zhvillohet takimi mes liderit së Koresë veriut, Kim Jong-Un dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është edhe motra e liderit së Koresë.

Motra e liderit së Koresë veriut, Kim Yo Jong, u shfaq në videot e shpërndara në rrjetet sociale, e cila shihet duke zbritur nga treni me të cilin Kim Jong-Un shkoi në Rusi.

Ora 08:49
Kim Jong-un: Rusia mbron sovranitetin dhe sigurinë e saj duke kundërshtuar forcat hegjemoniste

1694587791_kjdshf.jpg

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se Rusia u ‘ngrit në këmbë’ për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e saj duke kundërshtuar forcat hegjemoniste.

“Rusia u ngrit në këmbë për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e saj duke kundërshtuar forcat hegjemoniste", tha Kim Jong-un.

Fjalimi i tij u citua nga agjencia ruse Ria Novosti, në takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Ora 08:11
Sulm me raketa ukrainase në Sevastopol, 24 të plagosur

1694585611_ldsc.jpg

Njëzet e katër persona u plagosën gjatë sulmit me raketa ukrainase në Sevastopol, Krime, sipas Tass. Katër prej tyre, shkruan agjencia, duke cituar guvernatorin pro-rus, thuhet se janë në gjendje "mjaft të rënda". Ekipet e shpëtimit janë në punë në kantierin ku pas sulmit ka rënë zjarr, shtojnë të njëjtat burime.

Guvernatori pro-rus, në Telegram shkroi se "mbrojtja ajrore është aktivizuar". Sulmi raketor shkaktoi një zjarr, "sipas informacioneve paraprake", në "një objekt jo-civil" në zonën Kilen-Balka të Sevastopolit. Mediat ukrainase, veçanërisht kanali Telegram 'Public', raportuan gjithashtu shpërthime në Sumy dhe Odessa.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 13/09/2023 08:41

    Si kater prej ketyre qe humben jeten jane ne gjendje shume te rende?!Se kuptoj kete.Ndoshta e ke fjalen qe trupat e tyre jane bere copa copa!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat