Putin uron Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale: Rusia e SHBA sëbashku mund të zgjidhin shumë probleme që po përballemi

Putin uron Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale: Rusia e SHBA sëbashku mund të zgjidhin shumë probleme që po përballemi

Joe Biden dhe Vladimir Putin

Pas zyrtarizimit të fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, ka ardhur reagimi nga ana e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ai ka uruar fitoren e demokratit si dhe ka shprehur gatishmërinë për të biseduar e bashkëpunuar me të.

Sipas Putin Rusia dhe SHBA pavarësisht dallimeve, mund të zgjidhin shumë probleme dhe sfida me të cilat po përballet bota.

Më parë, Kremlini tha se do të priste për rezultatet zyrtare të zgjedhjeve përpara se të komentonte mbi rezultatin e saj, edhe kur kombet e tjera uruan Biden për fitoren në ditët pas votimit të 3 nëntorit.

“Nga ana ime, unë jam gati për ndërveprim dhe kontakt me ju,” citoi Kremlini Putinin.

“Putini i uroi presidentit të zgjedhur suksese dhe shprehu besimin se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global, munden, megjithë ndryshimet e tyre, të ndihmojnë vërtet për të zgjidhur shumë probleme dhe sfida me të cilat përballet bota,” thuhet në deklaratën zyrtare të Kremlinit.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në SHBA, Kolegji Zgjedhor konfirmon fitoren e Joe Biden: Vullneti i popullit fitoi! Putin uron demokratin: Sëbashku mund të zgjidhim problemet që po përballojmë (VIDEO)


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar