Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar Mojtaba Khamenein për zgjedhjen e tij si Udhëheqës Suprem i Iranit. Lajmin e bën të ditur  agjencia ruse e lajmeve Tass. Putin theksoi 'mbështetjen e pakushtëzuar për Teheranin' dhe 'solidaritetin e Rusisë me popullin iranian', thuhet nga agjencia.

Putin shprehu gjithashtu bindjen se Khamenei do të vazhdojë veprën e të atit dhe «do të bashkojë popullin iranian përballë sfidave që do të duhet të përballojë». Në mesazhin drejtuar Khameneit, Putin e quajti sërish sulmin ndaj Iranit 'një agresion të armatosur'.


Lajmi kryesor:

Lufta/ NATO rrëzon raketën balistike iraniane mbi Turqi, sot fjalimi i parë i Mojtaba Khameneit! Bejruti: Gati për negociata me Tel Avivin