Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se Vladimir Putin mbërriti në Damask për të vizituar trupat ruse të vendosura në Siri me rastin e Krishtëlindjes Ortodokse dhe u takua me Presidentin Sirian Bashar Al Asad.
"Gjatë takimit me Asadin, Putin tha se padyshim që ishte bërë shumë përparim në rivendosjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë," tha zëdhënësi i Kremlinit.
Sipas raportimeve nga faqja e lajmeve ruse, Asad falënderoi Putinin - i cili nesër do të jetë në Stamboll për një takim me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan - dhe vlerësoi ndihmën e dhënë nga Rusia në luftën kundër terrorizmit në Siri.
Rusia është aleati kryesor i presidentit sirian Bashar al –Asad, forcat ushtarake të të cilit po luftojnë kundër rebelëve që kundërshtojnë regjimin e tij.
Rajoni i fundit i madh i mbajtur nga rebelët që kundërshtojnë presidentin Bashar al-Asad, është Idlibi në veri-perëndim të Sirisë. Kjo zonë është bombarduar nga qeveria siriane që nga fundi i nëntorit.
Prej asaj kohe më shumë se 235.000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në këtë provincë ndërsa eksodi më i madh ndodhi midis 12 dhe 25 dhjetorit.
Nga ana tjetër, Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Rusinë, Sirinë dhe Iranin kundër vrasjeve të civilëve në provincën Idlib të Sirisë.
“Rusia, Siria dhe Irani janë duke vrarë ose janë në drejtim të vrasjes së mijëra civilëve të pafajshëm në provincën Idlib. Mos e bëni këtë!”, ka thënë Trump në një postim në rrjetin social, Twitter, më 26 dhjetor.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin
24 Nëntor, 12:38
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike: Po na krijohen kërcënime!
22 Nëntor, 19:36
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
'The New York Post': Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore, dokumentet sekrete gjermane zbulojnë planet
21 Nëntor, 08:26
-
Reuters: Burime brenda Kremlinit thonë se Putin është i gatshëm të ulet në tryezë me Trump për Ukrainën
20 Nëntor, 18:29
-
Vuçiç konfirmon se do të vizitojë Moskën në muajin Maj
19 Nëntor, 23:02
-
Alban Daci: Pse Putin nuk mund t’i përdor armët bërthamore?
19 Nëntor, 16:36
-
Putin ndryshon doktrinën nukleare të Rusisë: Mund të sulmojmë edhe në vende që nuk kanë armë bërthamore
19 Nëntor, 15:01