Presidenti rus, Vladimir Putin bëri një vizitë të papritur mbrëmë në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë ruse për operacionin në Ukrainë në Rostov-on-Don (Rusia jugore), njoftoi Kremlini.
Kjo është vizita e dytë e kreut të shtetit rus në Rostov në më pak se një muaj. Putin "vizitoi shtabin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse në Rostov-on-Don pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Kazakistan", ku kaloi gjithë ditën e djeshme (e enjte 9 Nëntor), tha Kremlini në një deklaratë, raporton Protothema.
Gjatë kësaj vizite, presidenti rus shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandanti i Operacioneve Ushtarake në Ukrainë Valery Gerasimov, sipas të njëjtit burim.
Putinit iu treguan pajisje të reja ushtarake dhe u bënë raporte për zhvillimin e operacionit ushtarak në Ukrainë, shtohet në njoftim. Vladimir Putin kishte udhëtuar tashmë në Rostov-on-Don në fund të tetorit për bisedime me zyrtarë ushtarakë rreth ofensivës ruse.