Putini fton Merkelin në Rusi për krizën e Iranit

Putini fton Merkelin në Rusi për krizën e Iranit

Kancelarja gjermane do të shkojë në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin të shtunën e kësaj jave. Planifikohen diskutime për përshkallëzimin e situatës në Iran si dhe për konfliktet në Ukrainë, Libi dhe Siri.

Presidenti rus Vladimir Putin e ftoi kancelaren gjermane Angela Merkela në Rusi fundjavën e ardhshme, për të diskutuar rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleiamani.

Kremlini konfirmoi se takimi është caktuar të zhvillohet në 11 janar, por nuk deklaroi se ku do të zhvillohej. Në takim do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB, Rusia është "e domosdoshme" kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve politike, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.

Përveç krizës së Lindjes së Mesme, konfliktet në Siri dhe në Libi, ku Turqia sapo ka nisur të vendosë trupa, do të jenë gjithashtu në agjendë. Rusia tha se do të mbështesë nismën e paqes të Gjermanisë në rajon.

Mendohet që të dy liderët mund të diskutojnë situatën e Ukrainës, duke vazhduar që nga aneksimi rus i Krimesë në 2014./ DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës