Putini hap urën e Krimesë për trenat: Do të vijnë miliona njerëz

Putini hap urën e Krimesë për trenat: Do të vijnë miliona njerëz

"Pojechali" - "Le të nisemi", tha ai. Me punëtorët ai më pas piu çaj në një vagon, në kohën kur treni ecte mbi urën 19 kilometra të gjatë. Rusia e aneksoi Krimesë, pjesë e Ukrainës, megjithë protestat ndërkombëtare, në vitin 2014.

Kreu i Kremlinit hipi në tren në Kerç në Krime dhe mbërriti pak më vonë në gadishullin rus Taman. "Kjo është një ngjarje e madhe," tha Putini në stacionin e trenit. Miliona njerëz sipas tij do të vijnë në Krime në këtë mënyrë në të ardhmen.

Ndërtimi zgjati katër vjet
Pjesën e autostradës të urës së diskutueshme Putini e hapi që vitin e kaluar. Pas më shumë se katër vjetësh ndërtimi në shina tani po ecin trenat e parë nga metropolet ruse drejt gadishullit. Televizioni tregoi nisjen e trenit nga Shën Petersburgu, kur në tren hipën 530 pasagjerët e parë. Ata pritet të mbërrijnë në Krime natën e së mërkurës.

Ukraina, së cilës sipas së drejtës ndërkombëtare i përket Krimeja, protestoi te BE dhe te SHBA kundër urës. Ura e gjatë prej 19 kilometrash në ngushticën e Kerçit - midis Detit të Zi dhe Detit Azov - është më e gjata në Rusi dhe në Evropë. Ajo ka kushtuar rreth 228 miliardë rubla (3,3 miliardë euro)./dw

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës