Putin-Netanyahu njoftojnë takimin e radhës në Moskë

Putin-Netanyahu njoftojnë takimin e radhës në Moskë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu me presidentin rus, Vladimir Putin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një komunikate të shpërndarë nga zyra e shtypit e qeverisë izraelite, ku thuhet se takimi mes dy liderëve do të mbahet të mërkurën e 11 Korrikut.

Netanjahu dhe Putini takohen periodikisht dhe diskutojnë çështjet rajonale, veçanërisht në lidhje me interesat e përbashkëta në luftën civile në Siri.

Shmangia e përplasjeve aksidentale mes forcave izraelite dhe atyre ruse, të cilat që të dyja operojnë në Siri, është gjithashtu një tjetër arsye e takimeve periodike.

Takimi më i fundit mes liderit rus Putin dhe atij izraelit Netanyahu, është mbajtur në muajin Maj të këtij viti, në Moskë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite