Puyol flet si kapiten: Sot 90 minuta sulm Milanit, do të ndalim Ibran

Puyol flet si kapiten: Sot 90 minuta sulm Milanit, do të ndalim Ibran
Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol ka deklaruar se ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm për Milanin dhe ndaljen e Zlatan Ibrahimovicit, që është rreziku kryesor për eliminimin e ekipit blaugrana.

”Sistemi i lojës tonë është për të sulmuar, këtë duhet ta bëjmë edhe ndaj Milanit. Na nevojitet një lojë sulmuese për 90 minuta, dhe se besoj që do të kemi problem për të lëvizur topin. Ne hyjmë në lojë me ide të qarta dhe ideja jonë është që të futemi në lojë vetëm për fitore”deklaroi Puyol.

Mbrojtësi spanjoll gjithashtu ka deklaruar se skuadra e tij e di rrezikun që vjen nga Ibrahimovic por që për këtë kanë zgjidhje.

”Ne e njohim Ibran dhe cilësitë e tij. Na duhet që në këtë ndeshje ta mbajmë atë larg zonës sepse di të jetë i rrezikshëm. Unë nuk do të luaj në vendin tim të zakonshëm pasi më duhet të mbuloj krahun e lënë nga Abidal, por se jam i gatshëm të luaj në secilin pozicion që më cakton trajneri” përfundoj Puyol për sfidën e sotme në Champions mes Barcelonës dhe Milanit.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër - Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër - Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë