Bilanci tragjik i aksidenteve rrugore ditëve të fundit, shoferët nuk zënë mend! Në 12 orë, pezullohen 66 patenta, vihen 2668 gjoba! Alarmuese parakalimet e gabuara dhe shpejtësia e lartë

TIRANË- Bilanci tragjik aksidenteve rrugore, më i fundit ai në aksin Fier-Vlorë, duket se nuk ka shërbyer si një mësim për shoferët për qenë më të kujdesshëm në timon, pasi "kanë në dorë" jetën e tyre dhe të tjerëve. Vetëm në 12 orët e fundit janë pezulluar 66 patenta dhe janë vendosur 2668 gjoba. Ajo që vihet re dhe është alarmante është se pjesa më e madhe e gjobave të vendosura sot është për parakalime të gabuara dhe shpejtësi tej normave të lejuara.  Shqetësuese është edhe mbajtja e celularit në timon si edhe mos vendosja e rripit të sigurisë.

"473 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 397 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 644 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 194 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 778 masa për parakalime të gabuara dhe 182 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve" , njofton Policia.

Sa i përket patentave të hequra, 39 janë për shpejtësi mbi normat e lejuara  që ka kapur shifrat deri në 171 km/h, ku maksimalja është 110, e ndërsa pjesa tjetër më konkretisht 27 leje drejtimi janë hequr pasi shoferët kanë qenë nën efektin e alkoolit. Aksidentet rrugore së fundmi, por jo vetëm, edhe manovrat e gabuara të bëra nga "të fortët" në timon, shpesh edhe në sy të efektivëvë, ka sjellë edhe reagimin e Policia Rrugore, që jo më larg se dje u kritikua dhe u akuzua për mos kryerjen e detyrës.

"Të gjithë efektivët e Policisë Rrugore do jenë në detyrë për të përmbushur përgjegjësitë që i ngarkon ligji, si për rregullimin e trafikut aty ku është e nevojshme, ashtu dhe për të monitoruar sjelljen e të gjithë përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, jo për të “frikësuar”, por për të edukuar dhe parandaluar ngjarje si ajo e djeshmja, që krahas përgjegjësisë është dramë familjare dhe sociale, e cila duhet të jetë reflektim për çdo drejtues mjeti dhe përdorues rruge, në respekt të ligjit dhe jetës", thuhët në njoftim.

Në fund të njoftimin, është edhe një apel për drejtuesit e mjeteve me shpresën se ai nuk do të shkojë në vesh të shurdhët, teksa ka kujtuar se me ndryshimet e Kodit Rrugor që kanë hyrë dje në fuqi, janë ashpërsuar ndëshkimet për shoferët e papërgjegjshëm.

"Në fokusin e kontrolleve të përqëndruara në rrugët urbane dhe interurbane janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët nën 12 vjeç, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve, që mbetet një nga shkeljet më të rrezikshme dhe në masë tek drejtuesit e mjeteve. Për këtë shkelje, për shkak të rrezikshmërisë dhe numrit të lartë të konstatimeve me ndryshimet e fundit është dhjetëfishuar sanksioni administrativ dhe në rast konstatimi në përsëritje 3 herë brenda vitit, krahas masës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj. Policia Rrugore apelon gjithashtu për KUJDES të shtuar përgjatë sezonit turistik, nga të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, të cilët sa herë ndodhin ngjarje të rënda kërkojnë ashpërsim të masave dhe kontrolle më të shtuara nga Policia, por harrojnë shpejt dhe mundohen të gjejnë përgjegjësit e aksidenteve rrugore, kur në fakt të gjithë, në një mënyrë ose në një tjetër, jemi bashkëpërgjegjës dhe si të tillë duhet që të gjithë të japim kontributin për të edukuar breza më të mirë dhe më të sigurtë në drejtimin e mjeteve dhe përdorimin e rrugës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë", përfundon njoftimi. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çudi: 27/06/2021 00:21

    Me gjitha keta shofera te shpejt si nuk doli nje pilot shqiptar ne F.1. Dhe nuk jane autostrada ato ne shqiperi.

    Përgjigju
  • toni gjermani: 26/06/2021 18:10

    alarmueae jane rruget jo shoferet. jane te ngushta pa sinjalistike dhe pa mundesi te ecesh shpejt e te mbaroah punet ne kohe. ndaj dhe eshte vend i qelbet ky i juaji dhe skeni per tu integru kurr

    Përgjigju
    • adi: 27/06/2021 01:30

      po o tkeqen po se ecen tjetri me 150 ne rrugen tirane-durres ta ka fajin rruga ty? jam shume dakort qe rruget jan skandal po mos ja fut kot. shoferet jan skizofrena ti me 110 ne nje rruge me 90 ai nga mrapa me dritat qe nuk lejohet e te rrin ngjit po NGJIT AMA.

    • Shqiper: 26/06/2021 23:31

      Hajde nje here ne Londer ti qe je mau ne Gjermani. Se po ta kuq kamera ate shpejtesin qe te mbarosh pune ne kohe.

  • I thjeshti: 26/06/2021 17:21

    Dikur qeheshim se ka shum polic qe melcifen neper rrug per t von gjoba, tashi themi me mir t shtohen edhe le t melcifen vec ti heqin patenten disa kafsheve qe kan kap timonin

    Përgjigju
  • joni: 26/06/2021 16:27

    Kjo pune nuk behet me fushata, policia duhet te kekoi ndime dhe perkraje, policia rrugore dhuhet te kete shtes organike dhe te punoi me tre turne... Kaq viketima sa ndodhin ketu jane te barabarta me luften. Ka pa pergjegjshmeri te larte nga drejtues te moshave te reja. Dikur ka qene nje ligj qe ta hiqte patenten perjetesisht per ngjarje te renda dhe ka qene shum i mire. Jane bere shpellaret me makina super tr shtrenjta dhe policia ka frike ti ndaloi dhe kur i ndalon drejtesia e degjeneruar i leshon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit