Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Kosovën teksa në qytetin e Gjakovës një kryefamiljar vrau gruan dhe vajzën e tij të mitur. Policia lokale raporton se Pjetër Ndrecaj, kishte shkuar në shtëpinë e ish-gruas Valbonës dhe pas një konflikti e kishte gjuajtur nënën e 6 fëmijëve dhe 9-vjeçaren me pistoletë.
Prokuroria sqaron se konflikti mes çiftit kishte nisur që në muajin maj, kur Pjetër Ndrecaj e kishte dhunuar barbarisht Valbonën duke e lënduar në kokë dhe në syrin e majtë. 40-vjeçarja e kishte denoncuar në polici dhe deri në 11 qershor ai kishte qenë në paraburgim.
Gjithçka e ka zanafillën tek një zënkë e njërëit prej fëmijëve të çiftit Ndrecaj me fëmijën e vëllait të Ndrecajt. Valbona kishte rrëfyer më parë në polici se djali i saj kishte gjetur 5 euro në rrugë, ndërsa djali i kunatit kishte pretenduar se ishin të tijat gjë që kishte çuar në një konflikt në mes kunatave.
Burri të nesërmen i kishte dhënë djalit të vëllait paratë. 40-vjeçarja ishte ofenduar nga ky veprim dhe ishte zënë me burrin e saj, konflikt ky i cili më pas kishte çuar në sulmin fizik. Në dëshminë e saj Valbona Ndrecaj kishte përmendur se disa herë me radhë ishte rrahur nga burri, ndërsa ka treguar përpara autoriteteve se edhe ishte përdhunuar nga bashkëshorti.
Përpara krimit të rëndë Ndrecaj e ka kërcënuar disa herë më parë Valbonën deri sa mbrëmjen e djeshme i shkoi në shtëpi dhe e ekzekutoi atë dhe të bijën.
Komente












Eshte vrases i lindur,...asgje tjeter.
PërgjigjuBo bo bo bo.....vetëm në kohët e hershme biblike bëheshin këto gjëra, neandërtalizëm i gjallë.. 500 vjet pushtuesit na mbollën në shpirt prapambetjen e bajgërinë... Të vjen të vjellësh!
Përgjigju