'Tani të pret një dhuratë e bukur'/ Mesazhi që burri i çoi gruas para se ta vriste (Detaje nga krimi në Gjakovë)
Para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese. “Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhemb zemra”.
Pjeter Ndrecaj dhe Valbona Marku
Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në familje i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjakovë. Pjetër Ndrecaj ekzekutoi me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij Valbona Marku Ndrecaj dhe vajzën 9-vjeçe. Ngarja ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre.
Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valbonën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin. Nipi i të ndjerës tha se Pjetër Ndrecaj kishte shkuar dje gjatë ditës për ta takuar Valbonën me qëllim të rregullimit të raporteve. Por nga aty Pjetri është larguar për t’u kthyer më vonë me një armë zjarri.
Por para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese. “Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhemb zemra”.
Ndërkohë, prokuroria e Kosovës në aktaktuzën prej katër faqesh ka specifikuar se konfliktet brenda çiftit kanë nisur që në maj të këtij viti pas një sherri për pesë euro. Shkak ka qenë dhuna e ushtruar nga Ndreca ndaj një prej djemve të tij pasi kishte gjetur në rrugë pesë euro. I mituri ka qenë i shoqëruar me nipin e Ndrecës i cili nga ana tjetër ka pretenduar se i ka gjetur ai paratë.
Pjetër Ndrecaj ushtron dhunë ndaj djalit të tij, ndërsa bashkëshortja, me instiktin e nënës ka reaguar në mbrojtje të të birit. Por i kërkuari nga policia dhunon edhe gruan e tij, e cila më pas e padit në polici. Nga këtu zë fill edhe dinamika e krimit që tronditi Gjakovën mbrëmjen e kaluar, ku humbi jetën Valbona Marku me origjinë ngë Tropoja dhe vajza e saj 9-vjeçe.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 955
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO/ Mbrojtësi i Interit kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare
26 Dhjetor, 11:26
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Vranë babanë dhe e groposën në kasolle, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen për 3 fëmijët
20 Dhjetor, 15:42
-
Greqi/ Vrau gruan dhe e fshehu në papafingo, shqiptari i penduar për krimin: M’u errësuan sytë, do doja ta ktheja kohën pas
8 Dhjetor, 20:50
-
Krimi në familje në Greqi, foto e shqiptares që u vra nga bashkëshorti e trupi iu fsheh 1 javë në papafingo! Burri telefoni vetë policinë
6 Dhjetor, 08:24
-
Greqi/ 39-vjeçari shqiptar vret gruan me çekiç, e fsheh trupin për 1 javë në papafingo
5 Dhjetor, 18:25
-
Vëllai i Liridona Ademajt: Fëmijët panë se si babai shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhej më lehtë vrasja
17 Nëntor, 15:58
-
Mamurras/ Policia parandalon krimin në familje dhe arreston 40-vjeçarin, i zbulohet dhe një ‘depo’ armatimi! Gruaja merret në mbrojtje, ja çfarë u sekuestrua
7 Nëntor, 13:09
-
Kosovë/ Krim i rëndë në familje, vëllai i merr jetën vëllait me thikë pas sherrit (EMRI)
27 Tetor, 22:53
-
E rëndë në Itali/ Shqiptari mbyt gruan në sy të 2 fëmijëve të mitur 4 e 6 vjeç, arrestohet! Rrëfimi i djalit në kamera: Babi vrau mamin! (EMRI)
9 Tetor, 09:09
-
SPECIALE/ Kur e vjetra dhe modernia bashkëjetojnë në çarshinë e Gjakovës! Nga kutixhiu i fundit tek barku i 'ngrirë' i Kiara Titos dhe Xhensila Myrtezajt
21 Shtator, 13:44
-
EMRI/ Parandalohet krimi në familje në Vlorë, kanos gruan dhe qëllon me 'kallash' në ajër! Policia e kap në ndjekje, i sekuestrohet dhe kanabis! Momenti kur e shtrin përtokë
21 Shtator, 12:57
shiptari kryet bosh e ka -vetem te shqiptart ndodhin kaq shun raste -qe behen kriminel ne familje.sepse skan loxhik mi mendu xhanat sendet problemet me i shiku apo menyre tjeter.e jo veper kriminale se duhet mi denu me burg te perjetshem.
PërgjigjuJu dol fjala se Gjakovart jan koprraca te vrasin per 5 lek
PërgjigjuRrofte SMirnofi i trajtojme grate si "kut" e rrugeve dhe pastaj themi perse na tradhtojne na lene ,Turp
Përgjigju