Për herë të parë Austria do të drejtohet nga një grua

Presidentja e Gjykatës Kushtetuese në Austri, Brigitte Bierlein, do të jetë kancelarja e ardhshme e Austrisë, deri në zgjedhjet e ardhshme. Presidenti austrialk Alexander Van der Bellen, bëri të ditur në Vjenë se do ta emërojë atë "pas pak ditësh", në postin e kancelares. Kryetari i qeverisë konservatore austriake, Sebastian Kurz, e humbi votëbesimin në kuadër të aferës me video nga Ibica.

Presidenti Van der Bellen e ngarkoi zonjën Bierlein me krijimin e një qeverie të re, që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar që do të mbahen në vjeshtë. "Unë e kam njohur dhe vlerësuar presidenten Bierlein si një personalitet të matur, largpamëse dhe shumë kompetente." Van der Bellen theksoi, se bëhet fjalë për administrimin e mirë dhe të duhur të punëve të shtetit. Ai ka rënë dakord me Bierlein që në qeveri të marrin pjesë kryesisht ekspertë të njohur. Ai tha se pret nga partitë e përfaqësuara në parlament, përkrahje për qeverinë e ekspertëve.

Personat për kabinetin e ekspertëve

Bierlein deklaroi se ish presidenti i Gjykatës Administrative, Clemens Jabloner është i gatshëm të bëhet zëvendëskancelar dhe ministër Drejtësie. Drejtuesi aktual i Seksionit europian në Zyrën e Kancelarit, Alexander Schallenberg, do të jetë kandidati për ministër të Jashtëm. Personalitetet e tjera që do të marrin pjesë në kabinet do të emërohen ditët e ardhshme. Detyrën si presidente e Gjykatës Kushtetuese, Bierlein tha se do ta dorëzojë para se të emërohet kancelare.

Juristja është gruaja e parë që bëhet kancelare

Juristja Bierlein, e lindur më 1949 në Vjenë është zgjedhur më 2003 në zëvendëspresidente dhe në shkurt 2018 presidentja e parë e Gjykatës Kushtetuese në Austri. 69 vjeçarja ka kontakte të mira me konservatorët e ÖVP por edhe me populistët e djathtë të FPÖ. DW

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh