Për herë të parë në Evropë, Spanja miraton ligjin për 'lejet menstruale'

Për herë të parë në Evropë, Spanja miraton ligjin për 'lejet menstruale'

Foto ilustruese

Ligjvënësit spanjollë dhanë miratimin përfundimtar të enjten për një ligj që u jep leje mjekësore me pagesë grave që vuajnë nga dhimbje të forta të menstruacioneve, duke u bërë vendi i parë evropian që avancon një legjislacion të tillë.

“Është një ditë historike për përparimin feminist”, shkroi në Tëitter ministrja e Barazisë, Irene Montero, përpara votimit.

Me këtë tekst, të miratuar me 185 vota pro, 154 kundër dhe tre abstenime, Spanja bëhet vendi i parë në Evropë dhe një nga të paktët në botë që e përfshin këtë masë në legjislacionin e saj, si Japonia, Indonezia apo Zambia. Me këtë ligj “ndërprerja e punës për një grua për arsye menstruacionesh”, e lidhur, p.sh., “me patologji të tilla si endometrioza” do të “njihet si një gjendje e veçantë e paaftësisë së përkohshme” për punë.

“Kësaj gjendjeje patologjike i jepet një rregullore që do të përshtatet për të eliminuar çdo paragjykim negativ për gratë në botën e punës”, shtohet në tekst.

Në ligj nuk jepet asnjë sqarim për kohëzgjatjen e këtij pushimi mjekësor, i cili duhet të jepet nga një mjek i shërbimit të sigurimeve shoqërore. Masa ka krijuar përçarje si midis politikanëve ashtu edhe sindikatave, me UGT, një nga sindikatat më të mëdha të Spanjës, duke paralajmëruar se mund të stigmatizojë gratë në vendin e punës dhe të favorizojë rekrutimin e burrave. Partia kryesore e opozitës konservatore Popullore (PP) paralajmëroi gjithashtu se ligji rrezikon të "stigmatizojë" gratë dhe mund të ketë "pasoja negative në tregun e punës" për to.

“Leja menstruale” është një nga masat kyçe në legjislacionin më të gjerë, i cili parashikon gjithashtu rritjen e aksesit ndaj abortit në spitalet publike. Ndhodhin më pak se 15 për qind e aborteve për shkak të kundërshtimeve të ndërgjegjes nga mjekët dhe meqënëse kjo aborti nuk ishte " e drejtë e grave" referuar paragjykimeve dhe ambientit social, ratë abortonin fshehurazi dhe në kushte të tmerrshme duke humbur edhe jetën e tyre.

Ligji i ri gjithashtu lejon të miturit të kryejnë abort pa lejen e prindërve në moshën 16 dhe 17 vjeç, duke anuluar një kërkesë të paraqitur nga një qeveri e mëparshme konservatore në 2015. Spanja, një lider evropian për të drejtat e grave, dekriminalizoi abortin në vitin 1985 dhe në vitin 2010 miratoi një ligj që lejon gratë të zgjedhin lirshëm abortin gjatë 14 javëve të para të shtatzënisë në shumicën e rasteve.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës