Shitjet e pllakave të gramafonit, kanë kaluar për herë të parë shitjet e disqeve kompakte CD në SHBA për herë të parë që prej vitit 1987.
Më shumë se 41 milionë pllaka gramafoni u shitën në vitin 2022, duke kapur shumën prej 1.2 miliardë dollarësh. Nga ana tjetër, u shitën vetëm 33 milionë CD, që arrijnë në 483 milionë dollarë.
Viti 2022 ka qenë i 16-i me radhë kur është shënuar rritje e fitimeve në blerjen e kopjeve fizike të incizimeve.
Në raportin e Shoqatës për Industrinë e Incizimeve, raportohet se shitjet janë rritur sidomos pas vitit 2021, kur bota ka nisur të ringjallet pas pandemisë së koronavirusit.
Kopjet fizike të projekteve muzikore kanë vazhduar të performojnë më mirë sesa shkarkimet në platformat digjitale, ka gjetur raporti, sipas së cilit shkarkimet kanë shënuar rënie për 20 për qind.
Këto shifra përbëjnë kontrast të vërejtshëm me popullaritetin që u është dhënë shkarkimeve digjale më 2012, kur 43 për qind e fitimeve të industrisë muzikore është gjeneruar prej tyre.
Shefi i Shoqatës për Industrinë e Incizimeve, Mitch Glazier, ka thënë se shitjet rekorde të pllakave të gramafonit vitin e kaluar, demonstrojnë se ato po “çimentojnë rolin e tyre në tregun modern të muzikës”.
“Adhuruesit e muzikës duket se nuk po mund të ngopen me kualitetin e lartë të zërit dhe lidhjen me artistët që mundëson pllaka e gramafonit”, ka thënë mes tjerash Glazier, për BBC.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.6%
-
Trump
51.1%
-
S'kam mendim
2.3%
Vota total: 6227
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, nata e gjatë e zgjedhjeve të 5 nëntorit! Ja çfarë do të ndodhë orë pas ore
4 Nëntor, 19:15
-
Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?
4 Nëntor, 18:47
-
Biden: Rizgjedhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dëshmi e 'dështimit' të Rusisë
4 Nëntor, 18:19
-
Zgjedhjet në SHBA, Monika Lewinsky thirrje amerikanëve: Unë e hodha votën për Harris! Votoni edhe ju
4 Nëntor, 18:15
-
Harris dhe Trump përgatiten për beteja ligjore nëse nuk do të ketë fitues të qartë
4 Nëntor, 16:07
-
Zgjedhjet në Amerikë/ Harris e Trump japin mesazhet e fundit! Tre shtete në alarm për sigurinë! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku! Rrethohet Shtëpia e Bardhë e Capitol Hill
4 Nëntor, 15:47
-
Zgjedhjet në SHBA, ministrja e Jashtme e Kosovës: Nuk besojmë se do ndryshojë mbështetja ndaj nesh pavarësisht fituesit
4 Nëntor, 15:39
-
Irani e cilëson si 'destabilizues' dislokimin e bombarduesve amerikanë
4 Nëntor, 14:45
-
Zgjedhjet në SHBA/ A ka Europa partner bisedimesh për Trumpin në rast krize marrëdhëniesh?
4 Nëntor, 09:18
-
Si do të ndikojë rezultati zgjedhor në politikën e Uashingtonit ndaj Iranit?
4 Nëntor, 08:59
-
Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë do të bënin Kamala Harris dhe Donald Trump në pushtet? Një vështrim mbi politikat kryesore të fushatës
4 Nëntor, 07:54
-
Harris dhe Trump për Ballkanin, luftë kundër korrupsionit dhe ndikimeve keqdashëse
3 Nëntor, 20:50