Për të katërtën javë radhazi, francezët protestojnë kundër COVID-19

Për të katërtën javë radhazi, francezët protestojnë kundër COVID-19

Për të katërtën javë radhazi qytetarët franceze kanë protestuar kundër vendosjes me detyrim të pasaportës së vaksinimit.  Protestuesit dolën në rrugët në të gjithë Francën, dy ditë para se Certifikata e shëndetit të hynte në fuqi.

Rregullat e reja të prezantuara nga Presidenti Francez Emmanuel Macron, kërkojnë që qytetarët të paraqesin Certifikatën e COVID për të marrë pjesë në aktivitetet e zakonshme.

Ditën e sotme janë planifikuar protesta në një numër qytetesh, përfshirë Parisin, Lille dhe Toulon.

Në njërën prej protestave të planifikuara në zonën e Parisit, qindra filluan të mblidheshin në stacionin e metrosë Pont de Neuilly për një marshim drejt qendrës së qytetit, duke brohoritur "Liri!" dhe "Jo Green Pass ".

Të enjten Gjykata e Lartë franceze e konsideroi atë një "kompromis të balancuar" midis shqetësimeve të shëndetit publik dhe lirive personale.

Kritikët akuzojnë Macron për drejtimin e një "diktature" shëndetësore duke i detyruar njerëzit të vaksinohen kundër vullnetit të tyre. Ata thonë se certifikata kufizon lëvizjet e tyre jashtë shtëpisë dhe në mënyrë të nënkuptuar i bën vaksinimet të detyrueshme.

Macron, shpreson se rregullat e reja do të inkurajojnë të gjithë francezët të vaksinohen kundër Covid-19 dhe të mposhtin virusin dhe variantin Delta që përhapet me shpejtësi.

Më shumë se 79% e të rriturve francezë kanë marrë të paktën një dozë dhe 68% janë plotësisht të vaksinuar. Ndërkohë që të paktën 7 milionë njerëz kanë marrë vaksinën e tyre të parë që kur Presidenti Emmanuel Macron njoftoi vendosjen me detyrim të pasaportës COVID.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare