TIRANË - Shqiptarja.com do të vijojë me publikimin e shkrimeve të tjera nga dosja hetimore për prostitucionin ku i arrestuar është Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës. Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, i ftuar sot në Report Tv, tha se me publikimin e përgjimeve, nuk është cënuar privatësia e askujt, por se kanë qenë disa portale të tjera që kanë nxjerrë emrat e të përfshirëve në këtë dosje.
"Do të vijoj edhe në disa numra të tjerë, kam të tjera materiale, ka edhe njerëz të njohur, etikën e kam ruajtur, pavarësisht se ndonjë portal ka nxjerrë emrat e vajzave. Por unë si gazetar dhe si njeriu që ka burimin kryesor të këtij lajmi, jam munduar të ruaj etikën. Kam marrë mesazhe, 'pse e publikove', por kërcënime nuk kam marrë. Nëse do të hidhem në gjyq do të nxjerr provat e mia, por nuk më ka rezultuar që të ketë".
I pyetur për reagimin e babait të Hermes Nikaj që në Report Tv ai tha se djali i tij nuk ka lidhje dhe e kanë përdorur "mish për top", gazetari Elton Qyno thotë: Ka momente që Hermes Nikaj ka qenë i përdorur nga Anjeza Bena dhe F.S, këto dy gra tutore i kërkonin vajza për marrëdhënie seksuale, dhe Nikaj ka qenë ndërlidhës. Janë muaj hetime dhe vëzhgime.
Në përgjime del edhe një bisedë mes Zogut të Tiranës dhe prezantueses së një emisioni në një televizion në Shqipëri, Dajana Shabani ku i kërkon të votojë në këmbim të pagesës 20 mijë lekë. Kjo e fundit pretendoi se bëhej fjalë për një batutë dhe se gazetarin do e hidhte në gjyq.
Gazetari Qyno përgjigjet: Për blerjen e votave një bisedë kam nxjerrë, ka të tjerë, por të shikojmë prokurorinë si do të vijojë, në të kundërt do të vijojmë të publikojmë.
Përgjimet e para
Pjesa e dytë e përgjimeve
Pjesa e tretë e përgjimeve
Pjesa e katert e pergjimeve
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
33%
Vota total: 1555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, në pranga tutorja nga Azerbajxhani! Rekrutonte të huaja, i kërcënonte kur donin të largoheshin! 6 në hetim
11 Dhjetor, 16:23
-
Tiranë/ E shpallur në kërkim, arrestohet e reja nga Peruja! Bashkë me amerikano-latinë të tjerë kishin përshtatur ambiente për prostitucion! Reklamonin dhe në faqe online
11 Dhjetor, 11:28
-
Vlorë/ Ushtronin prostitucion, nis hetimi ndaj 4 shtetaseve të huaja nga Moldavia, Kazakistani, Venezuela dhe Kolumbia
8 Dhjetor, 16:06
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Elbasan, 7 vajza nga Kolumbia e Spanja në pranga! Në kërkim 2 peruanët tutorë
7 Dhjetor, 11:09
-
U gjet i vdekur në makinën e tij në Korçë! Viktima humbi jetën nga hipertensioni, arrestohet 37 vjeçarja me të cilën ishte në mjet
5 Dhjetor, 16:22
-
Pranga të riut për pastrim parash në Elbasan, i sekuestrohet 136 mijë euro pasuri! Në Itali pjesë e një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni (EMRI + VIDEO)
4 Dhjetor, 09:22
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor, 17:32
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Elbasan/ Ushtronin prostitucion në një apartament me qira, 4 të arrestuar, mes tyre edhe 2 kolumbiane
27 Nëntor, 09:56
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''
26 Nëntor, 12:17