Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të njoftojë se fundi i kufizimeve kundër koronavirusit do të shtyhet, për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variant Delta të COVID-19.
Britania gradualisht i ka hequr kufizimet e pandemisë sipas një harte që parashikonte heqjen e të gjitha masave “jo më herët” se data 21 qershor.
Por, sikurse në disa pjesë të tjera të botës, varianti Delta që ka goditur rëndë Indinë, po përhapet edhe në Britani, pavarësisht se ky vend ka një nga normat më të larta të vaksinimit në botë.
Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti Delta mund të jetë deri në 60 për qind më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit.
Në Gjermani, ndërkohë, ministri i Shëndetësisë tha se detyrimi për vendosjen e maskës për aktivitetet në natyrë, mund të hiqet nëse infeksionet me koronavirus vazhdojnë të bien, por situate në vend paraqitet tejet e stabilizuar.
Infeksionet në të gjithë Evropën janë në rënie, si rezultat i vaksinimit, çfarë ka bërë që të gjitha vendet në kontinent të rihapen gradualisht.
Në SHBA ka rënë po ashtu norma e infeksionit në një mesatare shtatëditore prej rreth 10,000 rastesh në ditë, krahasuar me kulmin e janarit prej rreth 250,000 rastesh në ditë.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhënat për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 175 milionë njerëz në të gjithë botën.
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!' Turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës: Gati shqipe
24 Nëntor, 07:10
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor, 16:51
-
Zbulohen detajet e testamentit të Liam Payne, kush do ta trashëgojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij?
22 Nëntor, 14:49
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Hasani për Report Tv: Nuk dihet nëse do të funksionojë! Qeveria britanike po shqyrton paktin e mëparshëm me Shqipërinë
20 Nëntor, 12:23
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge (EMRA+VIDEO)
15 Nëntor, 21:49
-
Banka Qendrore e Anglisë, thirrje për afrim me Bashkimin Evropian
15 Nëntor, 08:29
-
The Sun: Në tetor 2022 Putin për pak lëshoi raketë bërthamore në Ukrainë
12 Nëntor, 18:19
-
Liderja e re e konservatorëve në Britani premton 'të vërteta të hidhura'
3 Nëntor, 16:27
-
Angli/ E rëndë në Yorkshire! Vajza 10 vjeçare ndërron jetë pas plagëve nga sulmi i qenit të familjes
2 Nëntor, 22:44