Përkeqësohet situata në Kinë, mjekët: Ka më shumë vdekje dhe raste pozitive me Covid-19 krahasuar me deklarimet e qeverisë

Përkeqësohet situata në Kinë, mjekët: Ka më shumë vdekje dhe raste pozitive me Covid-19 krahasuar me deklarimet e qeverisë

Foto ilustruese

Situata e Covid-19 në Kinë përkeqësohet çdo ditë e më shumë, kjo në bazë të raportimeve të mediave të huaja. Zyrtarisht, Kina deklaron një numër më të ulët të numrit të rasteve të vdekjeve nga Covid-19, por gjithashtu edhe të infektimeve me këtë virus, kjo sipas të dhëave të mediave të huaja. Ndërkohë, tre mjekë kanë folur për SKy news, në mënyre anonime dhe janë shprehur se situata e vërtetë brenda spitaleve është skandaloze dhe një kaos i vërtetë.

Ata kanë treguar situatën e vërtetë të rënduar të spitaleve me anë të një fotoje ku duket që departamenti i urgjencës është i tejmbushur me pacientë dhe pajisje oksigjeni si edhe kanë treguar që ka mungesë të shtretërve. Ata janë shprehur për Sky news se dhomat janë të mbushura me persona të infektuar, tërësisht ndryshe nga çfarë deklarohet zyrtarisht , aq sa në disa raste bëhet e pamundur që të priten për shërbimet e nevojshme personat e moshuar.

Kufizimet e rrepta zero-COVID u hoqën vetëm tre javë më parë në Kinë dhe virusi po përhapet me shpejtësi. Por vlerësimi i shkallës së ndikimit nga ky virus është i vështirë, sepse numrat e saktë të rasteve dhe vdekjeve nuk po publikohen.

Kjo përkundër faktit se rreth 250 milionë njerëz (18% e popullsisë) janë infektuar me COVID vetëm në dhjetor, sipas informacionit të rrjedhur nga burime pranë qeverisë. Ajo që përshkruan doktori kundërshton qartë shifrat zyrtare.

“Kjo valë e COVID është vdekjeprurëse për të moshuarit, veçanërisht me sëmundje dhe mosfunksionime themelore si presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Për çdo 10 pacientë të moshuar me kushte të rënda të shtruara në ER, rreth 50% vdesin”, tha doktori.

Një tjetër mjek në Pekin foli për presionet e mëdha që rëndojnë mbi stafin e spitalit me kaq shumë pacientë që mbërrijnë dhe shumë mjekë dhe infermierë gjithashtu sëmuren.

"Nuk ka staf të mjaftueshëm në departament pasi të gjithë infermierët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Tani një person duhet të qëndrojë në shërbim për disa ditë," tha mjeku.

VIDEO KLIKO KETU

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale