Marrëveshja për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë shkaktoi debate pas rrëzimit nga Kushtetuesja. Pse u la në heshtje kufiri tokësor?
Greqia nuk ka pranuar asnjëherë që të njohë kufirin kontinental të Shqipërisë, të miratuar nga konferenca e ambasadorëve në vitin 1913. Madje më 1919 dhe më 1946 kërkoi ndryshimin e kufinjve për të mos hequr dorë asnjëherë nga një kërkesë e tillë, dhe duke mbajtur ndërkohë dhe ligjin e luftës të vendosur që në vitin 1940. Pikërisht duke shfrytëzuar këto përplasje, por dhe dobësinë e palës shqiptare, pala greke u hodh në marrëveshjen për kufirin detar, dhe nënshkrimin e saj ndonëse më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Cilat ishin hapësirat që shfrytëzoi Greqia për të nënshkruar këtë marrëveshje për detin?
Qeveria greke shfrytëzoi faktin se qeveria shqiptarë propozoi dhe miratoi në Kuvend një ligj që shfuqizonte ligjin për kufirin tokësor e detar duke e lënë praktikisht vendin pa kufinj. Në këtë kontekst pala greke kërkoi dhe arriti këtë marrëveshje për detin. Ndërkohë që ka refuzuar çdo marrëveshje me palën shqiptare për kufirin tokësor.
/Shqiptarja.com